Sytë e skuqur pas notit në pishinë nuk janë rezultat i klorit, por faktikisht shkaktohen nga urina që gjendet në pishinë, ka treguar Qendra për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve.

Ndotësit që gjenden në pishinë, duke përfshirë djersën dhe urinën, lidhen me klorin që gjendet në ujë për të krijuar një përbërës kimik i cili i skuqë sytë.

Problemi mund të jetë më i keq te pishinat e brendshme ku ka më pak ajër, duke rezultuar që këta ndotës të akumulohen në ajër.

Ajri i freskët është i rëndësishëm, ndërkaq super-klorinimi i ujit mund të jetë mënyrë efikase për ta pastruar ujin e pishinës nga këto produkte të dëmshme.

Megjithëse noti është aktivitet i jashtëzakonshëm fizik, notarët duhet të jenë të vetëdijshëm se si t’i parandalojnë infeksionet.

Ekspertët thonë se këtë mund ta boni duke mos e pirë ujin në të cilin notoni. /Telegrafi/