LAJMI I FUNDIT:

Klopp nuk pendohet pse e mori drejtimin e Liverpoolit

Klopp nuk pendohet pse e mori drejtimin e Liverpoolit

Jurgen Klopp është shprehur se nuk është penduar aspak për punën si trajner i Liverpool, duke thënë se do të përmirësohet edhe më tej ekipi anglez.

Trajneri i Liverpoolit i pëlqen sfidat dhe ka zbuluar se më parë ka dashur të jetë mjek, pasi që ka kërkuar që t’i ndihmoj njerëzit.


”Unë jam 100 për qind i ngazëllyer për sfidën. Do përmirësohemi shumë, më shumë se sa unë shoh. Pse? Sepse unë di më shumë. Ju mund ta shikoni historinë time”.

”I pëlqej sfidat. Kur isha i ri, mendoja se unë nuk kisha asnjë shans për të qenë pjesë e futbollit profesional dhe kërkova të studioja mjekësi. Unë kërkova t’i ndihmoj njerëzit”, vazhdoi Klopp.