LAJMI I FUNDIT:

Klopp: Më mirë humbës i keq, se sa fitues sikur Ramos

Klopp: Më mirë humbës i keq, se sa fitues sikur Ramos

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, vazhdon që ta thumbojë kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos, edhe dy muaj pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve. .

Ramos u akuzua shumë nga tifozët e Liverpoolit për veprimet e tij josportive, kur gjatë një dueli me Salahun ky i fundit u lëndua dhe u largua nga finalja.


Edhe një veprim ndaj Kariusit besohet se shqetësoi këtë të fundit dhe bëri që ai të gabonte në gola.

Pas disa kritikave në media, tash Klopp ka vazhduar të flasë për Ramosin, duke thënë se preferon të humbasë e jo të fitojë sikur ai.

“Nuk dua të fitoj në çdo mënyrë. Natyrisht, unë do të doja që të bëhem fitues i Ligës së Kampionëve, e nuk do ta riktheja titullin nëse dikush do të kishte ankesa”.

Gjykoni vet…

“Unë nuk pres që Ramos ta kthejë trofeun, unë vetëm pres që ai të mendojë pak për qasjen e tij në situata të caktuara”.

“Ka mundur të jetë rastësi, por Salah ishte përjashtuar nga loja në një fazë të jashtëzakonshme të jetës së tij futbollistike, në mes të fushës”.

“Shumë njerëz thonë se këto gjëra ndodhin, por nëse ky mesazh përçohet te feëmijët, se sagjë nuk përashtohet dhe gjithçka është për të fituar, atëherë do të jem i lumtur që të largohem nga ky planet pas 40 vitesh”.

“A jam humbës i mirë? Jo, por gjatë përgatitjeve tona kemi biseduar për Ramosin sepse ai ka ndikuar finalen e kaluar me një simulim dhe karton të kuq (për Juan Cuadradon) ndaj Juventusit”.

“Real Madridi ka merituar që ta fitojë Ligën e Kampionëve, askush nuk e konteston një gjë të tillë, por a duhet të kenë ata këso situatash me Ramosin? Jo, nuk kanë nevojë fare”, u shpreh Klopp për Sport1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori