LAJMI I FUNDIT:

Klinika Zhan Mitrev me ankesa për procesin gjyqësor që zhvillohet ndaj tyre

Klinika Zhan Mitrev me ankesa për procesin gjyqësor që zhvillohet ndaj tyre

Klinika Zhan Mitrev në një kumtesë për media thotë se “palës mbrojtëse në procesin gjyqësor kundër Zhan Mitrev iu dhanë vetëm 10 ditë pune për të lexuar mbi 10.000 faqe materiale dhe për t’u përgatitur për aktin gjyqësor”.

Sipas tyre, procedurat e deritanishme pas ngritjes së aktakuzës kundër Zhan Mitrev lënë përshtypjen se në njërën anë janë tashmë prokuroria dhe gjykata dhe në anën tjetër është mbrojtja.


“Pra, në procedurën pas ankesës kundër Aktvendimit për bllokimin e llogarive të Spitalit klinik Zhan Mitrev, pas parashtrimit të ankesës dhe dërgimit të çështjes për vendim në Gjykatën e Apelit Shkup, prokuroria ka dorëzuar prova shtesë me shkrim të cilat nuk i janë dorëzuar tek mbrojtja, dhe aktvendimi i gjykatës së apelit për refuzimin e ankesës i referohet pikërisht kësaj prove”.

“Mbrojtjes madje nuk i është dhënë as mendimi i Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, dhe këto janë shkelje që gjykatat nuk mund të mos i dinë sepse janë të mbuluara me aktgjykime të Gjykatës së Lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thonë nga Zhan Mitrev.

Ata thonë se në periudhën ndërmjet shtyrjeve të seancave, për të studiuar provat e paraqitura nga prokurori për më shumë se 10.000 faqe me shkrim dhe një numër të madh të përmbajtjeve në formë elektronike, mbrojtjes i mbeten vetëm 10 ditë pune (kontrolli i lejuar 4 orë në ditë) në të njejtin afat përfshihet edhe përgatitja e mbrojtjes, dhe për këtë avokatët kanë bërë kërkesë me shkrim për ridrejtimin e gjyqit, por Gjykata nuk ka dhënë përgjigje.

“A do të thotë e gjithë kjo se ideja është të dënohet Zhan Mitrev pas një procedure të shkurtër dhe pa respektuar të drejtat themelore të mbrojtjes?”, pyesin nga Zhan Mitrev.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori