LAJMI I FUNDIT:

Klinika e Gjinekologjisë kryen 1 mijë operacione për 2 muaj

Klinika e Gjinekologjisë kryen 1 mijë operacione për 2 muaj
Foto: Arkiv

Mjekët specialistë, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për një kohë të shkurtër, kanë kryer mbi njëmijë operacioneve të llojeve të ndryshme, për shkak të komplikimeve shëndetësore, të paraqitura te gratë.

Sipas njoftimit për media gjatë muajit janar janë kryer 535 intervenime kirurgjike, ndërsa gjatë muajit shkurt 479.


Ndërsa efikasiteti i punës është rritur, pas investimeve në sallat operative, të cilat janë pajisur me aparaturë moderne nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, vitin e shkuar.

Shefi i sallave të operacionit në Gjinekologji, Zef Ndreja, ka thënë se puna në repartin operativ po kryhet më shpejt dhe më lehtë, me më pak ndërlikime.
“Patjetër që e kanë rritur efikasitetin pajisjet, sidomos nga ana e sigurisë dhe nga ana e komplikimeve, po ashtu. Qasja e punës është me e lehtë. Reanimimi është më i shpejtë. Puna kryhet shumë më komod”, thotë Ndreja.

Në njoftim thuhet se për të rritur cilësinë e shërbimeve, Klinika e Gjinekologjisë, në gusht të vitit 2018, është pajisur tavolina gjinekologjike-operative, llamba operative për të gjitha sallat, një histeroskop, një laparaskop dhe një Ligashurë (thikë ulstrasonografike bipolare).

Kryeinfermierja Zojë Ibrahimi-Rama, duke folur për sallat e operacionit, ka thënë se aparatura e re ka ndihmuar shumë stafin në punën për intervenimet kirurgjike, të kryera më herët në kushte të papërshtatshme.

“Shumë më lehtë e kemi tash, prej që kanë ardhur këto pajisje të reja. Edhe për ne, edhe për operatorët, por edhe për pacientët është shumë më e lehtë, çdo gjë shkon në rregull”,deklaron Ibrahimi-Rama.

Në anën tjetër, Nazane Berisha, e shtrirë në spital, pas operacionit, thotë se ka marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Ajo flet edhe për kushtet në vendimin e kurimit, ndërsa thotë se në QKUK punohet me përkushtim të madh.

“Salla e operacionit ka qenë shumë në nivel, shtrati po ashtu. Nuk me ka ra shumë me prit, për t’u operuar. Kështu që, deri tash, gjithçka ka shkuar në rregull. E kam vërtetuar vetë që këtu po punohet, atë që thotë dikush se nuk po punohet, janë thashetheme”, thekson Berisha.

Në njoftim thuhet se për vite me radhë, kjo klinikë ka funksionuar me pajisje të vjetra, të cilat e kanë bërë më të vështirë punën e ekipeve mjekësore në sallat e operacionit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori