LAJMI I FUNDIT:

Klinika Digjitale ju mundëson hapjen e Kartelës Elektronike Shëndetësore

Klinika Digjitale ju mundëson hapjen e Kartelës Elektronike Shëndetësore

Falë zhvillimit teknologjik, digjitalizimi gradualisht ka filluar të depërtojë edhe tek mjekët dhe pacientët Kosovar. Derisa dosjet e vjetra shëndetësore të pacientëve, akoma në disa vende ruhen në formë letre, Klinika Digjitale tani ofron anëtarësimin dhe hapjen e Kartelës Elektronike Shëndetësore Personale për të gjithë qytetarët.

Afër 75% e mjekëve raportojnë se kartela elektronike iu mundëson atyre të ofrojnë kujdes më të mirë për pacientët, diagnostikojnë më herët sëmundjen, përmirësojnë trajtimin si dhe zvogëlojnë gabimet në mjekim.


Përveç Kartelës Elektronike Shëndetësore Personale, Klinika Digjitale të gjithë pacientëve të saj iu cakton edhe mjekun personal dhe konsultime falas me shërbimin MJEKU IM gjatë tërë vitit. Për më tepër, pacientët mund të bëjnë falas Testet Shëndetësore Online dhe në Revistën Digjitale mësojnë më shumë për shëndetin e tyre duke lexuar risitë më të njohura shëndetësore në mbarë globin.

Për të aplikuar për këtë kartelë, klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.klinikadigjitale.net/pacient/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Shëndetësi
Kalo në kategori