LAJMI I FUNDIT:

Klinaku i reagon këshilltarit të Kurtit që tha se në luftë i kishte 250 ushtarë, tash figurojnë 600

Klinaku i reagon këshilltarit të Kurtit që tha se në luftë i kishte 250 ushtarë, tash figurojnë 600

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka deklaruar “për çdo pastrim liste janë organet e drejtësisë, e jo fjalët në media”.

Këtë deklaratë Klinaku e ka bërë si reagim ndaj këshilltarit të kryeministrit për Kategoritë e Dala nga Lufta e UÇK-së, Aziz Bicit, i cili ka thënë së listat e veteranëve duhet të pastrohen, pasi sipas tij, pjesë e tyre janë edhe ata të cilët nuk kanë marrë pjesë në luftë.


Bici ka deklaruar se si komandant i ka pasur 250 ushtarë të armatosur në menaxhim, ndërsa pas luftës, si veteranë janë regjistruar 600.

Por, sipas Klinakut, këto janë lojëra politike që nuk i bëjnë nder askujt.

Ish-komandanti i UÇK-së: Në batalionin tim i kam pasur 250 ushtarë, tash numri ka shkuar në 600
Lexo po ashtu Ish-komandanti i UÇK-së: Në batalionin tim i kam pasur 250 ushtarë, tash numri ka shkuar në 600

“Lojërat politike me këtë çështje, nuk i bëjnë nderë askujt. Edhe kryeministrit ia kemi bërë të qartë se propozimin që do të na japin me shkrim, duhet të jetë në përputhje me rikthimin e pikës 3.1 të nenit 16 A, që kjo qeveri e ky kuvend e ka ndryshuar, dhe për çdo pastrim liste janë organet e drejtësisë, e jo fjalët në media”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, Klinaku ka thënë se për këto deklarata të Azizit që sipas tij janë të pasakta, ka reaguar edhe në takim me kryeministrin Albin Kurti.

S'ka dakordim ndërmjet Kurtit dhe veteranëve, vazhdojnë protestat
Lexo po ashtu S'ka dakordim ndërmjet Kurtit dhe veteranëve, vazhdojnë protestat

“Individët mund të devijojnë, por mund edhe të flasin pasaktësi që t’i përshtaten pushtetit. Sa i përket asaj që ka deklaruar Aziz Bici se në batalionin e tij ishin 250 ushtarë (e që në atë batalion isha edhe unë) e sipas tij ia paska bërë komisioni numrin 600 e vet ishte komision për vlerësim e verifikim e unë nuk kam qenë, nuk dua të merrem unë tash në publik, sepse për këtë pasaktësi të madhe i reagova edhe në takim që kishim me kryeministrin Kurti”.

“Por, me këtë do të duhej që të merreshin të tjerët (komandantë e ushtarë të batalionit). Nga pozita që e kam unë, dhe duke pasur parasysh që si OVL UÇK kemi kërkuar hetim nga prokuroria dhe prandaj ka proces gjyqësor që duhet të përfundojë, nuk dua të merrem por do të ishte mirë të publikohet ajo listë prej atyre 250 vetave, e të shihen se cilët nga ata qindra ushtarët do të mbeten jashtë saj, por edhe për këtë mendoj se duhet të merret prokuroria”, ka shtuar tutje ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori