LAJMI I FUNDIT:

Klinaku: E kemi pritur një vendim të tillë, por jo me kaq vite dënim

Klinaku: E kemi pritur një vendim të tillë, por jo me kaq vite dënim

Ud i kreut Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku pas dënimit të krerëve të OVL të UÇK-së tha se ky denim ka qenë i pritshëm, porse sipas tij, jo kaq shumë vite denim.

Klinaku këto komente i bëri në RTK, duke thënë se marrë për baze që ne këtë gjykatë nuk e kemi njohur dhe e kemi konsideruar gjykatë politike një vendim i tillë ka qenë i pritshëm.


“Prokuroria Speciale asnjëherë nuk ka bërë hetim se nga rrjedhën ato informata e ato dokumentacione, veçse është marrë me OVL të UÇK-së. Ajo së pari është dashur të bëjnë hetim se nga dolën informatat dhe skandalet atje. Prokuroria Speciale nuk bërë hetim atje ku u kanë rrjedh skandalet dhe më pas të merren me OVL të UÇK-së”, tha Klinaku.

Tutje tha ai se UVL e UÇK-së nuk bërë asgjë, pos që ka paraqitur para medieve disa skandale që u kanë rrjedhe nga zyrat e tyre.

“Ato skandale në i kemi paraqitur para medieve dhe ka qenë në dorën e tyre dhe në bazë të politikave redaktuese se si i paraqesin ato para publikut. Ne kemi dashur t’i tregojmë publikut se kjo gjykatë speciale ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me Serbinë dhe kriminelët serb e me dokumentacione që i ka përgatitur Serbia”, tha Klinaku duke shtuar se e kanë pritur një vendim të tillë por jo me kaq shumë vite burgim.

Gucati e Haradinaj shpallen fajtor nga Specialja, dënohen me nga 4 vjet e gjysmë burgim
Lexo po ashtu Gucati e Haradinaj shpallen fajtor nga Specialja, dënohen me nga 4 vjet e gjysmë burgim

Në anën tjetër avokati Artan Çerkini tha se në Dhomat e Specializuara nuk janë duke i përfillur parimet e gjykimit të drejtë.

“Si proces jo vetëm ky, por shumë procese që janë në rrjedhë e sipër në Dhomat e Specializuara nuk janë duke i përfillur parimet e gjykimit të drejtë ashtu siç janë të përcaktuara në jurispodencën e Gjykatës së Strasburgut”, tha Çerkini.

Ai tha se hiq më larg se sot nëse e  shikoni ëebfaqen e Dhomave të Specializuara ju e kini të publikuar vendimin në gjuhën angleze, ndërsa Haradinaj dhe Gucati janë dënuar dhe nuk e kanë në duart e tyre në gjuhën shqipe.

“ Është shkelje klasike e parimit të gjuhës. Unë tash nuk po flas për vendimin dhe pasojat juridike të tij, por për të drejtat e pandehurit në procedurë. Vazhdimisht është shkelur parimi i gjuhës”, tha Çerkini.

Ndërsa, sa i përket vendimit të sotëm në aspektin profesional, Çerkini tha se është i befasuar ngase kemi pasur akuza të cilat janë pjesë e një kapitulli të Kodit Penal.

“Pra, kapitullit veprat penale kundër administrimit të drejtësisë dhe në bazë të praktikës gjyqësore të Kosovës, kur kemi vepra penale prej një kapitulli zakonisht shkohet me një vepër e jo ta dënoni dikë me për frikësim gjatë procedurës penale dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës”, tha Çerkini.

Takoi dy ish-drejtuesit e OVL UÇK-së pas dënimit nga Specialja, flet djali i Hysni Gucatit: Ata kanë pritur një vendim të tillë për disa arsye
Lexo po ashtu Takoi dy ish-drejtuesit e OVL UÇK-së pas dënimit nga Specialja, flet djali i Hysni Gucatit: Ata kanë pritur një vendim të tillë për disa arsye

Tutje, sipas tij, nëse i shikojmë elementet e këtyre veprave penale p.sh të frikësimi gjatë procedurës penale kërkohet që të përdoret forca ose kanosja, ndërsa siç shprehet ai në arsyetimin që e ka dhënë kryetari gjykues, dëshmitarët janë ofenduar.

“Por ekziston një dallim i madh ndërmjet kërcënimit dhe ofendimit”, tha avokati Çerkini.

Njohësi i çështjeve politike, Muhamet Mavraj tha se askush nuk e ka ditur se Gjykata Speciale do të devijoj kështu.

Një devijim, sipas tij, kaq skandaloz askush nuk e ka pritur dhe se po ta dinin deputetët e atëhershëm se do të devijoj kështu kjo Gjykatë nuk do ta votonte askush.

“Jo, gjykata është votuar atëherë për të shmangur presionin ndaj Kosovës. Kosova nuk mbrohej nga askush, Shqipëria ishte treguar e dobët në atë kohe dhe i vetmi vend që na ka mbrojtur ka qenë Britania e Madhe  dhe vazhdon të ngelët e tillë dhe tashmë po shihet që ka pasur të drejtë”, tha Mavraj.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori