Prezantuesja e njohur shqiptare, Klea Huta, ka folur për muajt e fundit, të cilët nuk kanë qenë aspak të mirë për të.

Moderatorja thotë se ka pasur probleme të shumta, e së fundmi edhe shëndetësore.


Ajo zbuloi për ndjekësit me një postim se është infektuar me COVID-19, pasi po vazhdon të ketë akoma raste.

Klea theksoi gjithashtu se është në gjendje të tmerrshme dhe se ka provuar gjithçka për të tejkaluar.

Postimi i plotë në Instagram:“Më duhet të pranoj që këto tre muajt e fundit nuk kanë qenë në favorin tim. Jo merkuri në retrogradë po të gjithë planetët u përmbysën. Nuk gjeta rehati sikur një javë të plotë. Fluturime të vonuara, valixhe të humbura. Mes i thyer. Gjunjë të vrarë. Trup e shpirt e sakatuar. Streptococ. Dhe tani qershia mbi tortë. Covid. Kam dy javë e izoluar në shtëpi. Të premten dola vajta në teatër, dje prapë në shtëpi dhe sot një xhiro në breg të detit. Dhimbja e kokës. E tmerrshme. Hundët e pamundur të mbushësh me frymë. Provova avull me gjethe dafine, thitha raki me hundë, ujë fiziologjik më shiringë dhe prapë asgjë. E fundit më mbeti aerosoli. Të shohim si do të shkojë”. /Telegrafi/

Screenshot 1 36 Foto: Screenshot/Instagram