Prezantuesja dhe gazetarja Aida Shtino ka humbur gjyqin me TV Klan.
Gjykata e Tiranës ka vendosur që drejtuesja e emisionit ‘Njerëz të Humbur’, Aida Shtino t’i paguajë televizionit Klan shumën prej 841 869,53 Lekësh.
Ky vendim, pasi Aida Shtino vazhdonte të përdorte numrin e celularit të televizionit Klan edhe pasi kishte ndërprerë marrëdhëniet e punës me këtë media dhe refuzonte që të dorëzonte kartën SIM pas largimit nga puna.
Sipas procesverbaleve të Gjykatës, numri i celularit iu dha moderatores më 4 Korrik 2009, si pjesë e stafit të shoqërisë ‘TV Klan’ sh.a, dhe të gjitha shpenzimet mbuloheshin nga kjo kompani deri më datë 30 Korrik 2011, kur dy palët ndërprenë marrëdhënien e punës mes tyre.
Sipas paditësit, pra shoqërisë ‘TV Klan’, Aida Shtinos që prej atij momenti i është kërkuar dorëzimi i numrit SIM, të cilën moderatorja ka refuzuar ta bëjë.
Kështu, që nga Gushti 2011 dhe deri në Tetor 2012, drejtuesja e emisionit ‘Njerëz të Humbur’ përdorte kartën SIM të televizionit Klan dhe nuk paguante asnjë detyrim financiar. Të gjitha detyrimet janë paguar nga shoqëria ‘TV Klan’, kur në fakt duhej të paguheshin nga Aida Shtino, arsyeton Gjykata e Tiranës në vendimin e saj. Gjatë këtij harku kohor, pra Gusht i vitit 2011 deri në Tetor 2012, si rezultat i thirrjeve telefonike të bëra nga moderatorja Shtino, rezulton që fatura të jetë 841869,53 Lekë.
Në bazë të analizës së fakteve, Gjykata vendosi detyrimin që Aida Shtino t’i paguajë shoqërisë ‘TV Klan’ sh.a këtë shumë. /Shqiptarja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nisin përgatitjet për Karnavalin “Golden Eagle” në Suharekë – artistë të shumtë pritet të performojnë për të pranishmit
Përse nuk e ka pranuar ftesën e Robertit për të shkuar në emision? – Përgjigjet Nora Istrefi
Gjyqtarja më tërheqëse në botë, Claudia Romani tregon të pasmet e saj me bikini mahnitëse
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251