Për shkak të marrëveshjes për emrin, përfaqësuesit e Kuvendit të Këshillit të Evropës (KKE) në Maqedoni, Lisa Christofersen nga Norvegjia dhe Veleriu Gilteci nga Moldavia kanë qëndruar në vizitë dy ditore në Maqedoni.
Ata në takim me përfaqësuesit e partive politike dhe institucioneve tjera kanë biseduar për reformat në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i KKE-së dhe Sekretari i Përgjithshëm përshëndetën marrëveshjen për emrin.
“Bëhet fjalët për marrëveshje historike. Ne e përshëndesim vullnetin e mirë dhe hapat e guximshëm që u ndërmorën nga dy vendet, anëtare të Këshillit të Evropës, ata gjithashtu shtuan se kjo marrëveshje kontribuon në paqen dhe stabilitetin e rajonit”, tha përfaqësuesja norvegjeze.
Ai shtoi se çështjet e identitetit dhe emrit të cilat janë në këtë marrëveshje, me dekada nxitshin emocione dhe reagime dhe vazhdojnë të jenë çështje që prek një pjesë të shoqërisë.
“Legjitime është shqetësimi për këtë marrëveshje, dhe mendimet duhet të argumentohen dhe debatohen në mënyrë konstruktive sepse ashtu funksionon demokracia. Dhuna, frika dhe retorika e cila nxit nuk kanë vend në debat dhe patjetër të dënohen nga të gjitha subjektet. Njerëzit duhet të vendosin vet dhe për këtë shkak e përshëndesim organizimin e referendumit që është paralajmëruar në vjeshtë, qe do të jep mundësi që njerëzit të vendosin për vizionin që e kanë për vendin e vet”, tha Christofersen.
Ashtu siç paralajmëruan deputetët, pritet që përfaqësuesit e KKE-së të monitorojnë referendumin e paralajmëruar në vjeshtë të këtij viti.
Në bisedat me liderët e partive politike dhe Qeverisë, deputetët e KKE-së kanë votuar për nevojën që në këtë moment kyç të sigurohet procese përfshirëse.
“Dialog me partinë kryesore opozitare OBRM-PDUKM-në, e vetmja parti politike e cila kundërshton marrëveshjen dhe me shoqërinë civile për ta zgjidhur çështjen. Në këtë kontekst presim që OBRM-PDUKM-ja të kthehet në Kuvend këtë pranverë, të marr përgjegjësi politike dhe të mundësoj miratimin e ligjeve që janë në interes të gjithë qytetarëve”, tha Gitlteci.
Ai shtoi se presin që të gjitha partitë politike të kyçen në proces dhe të marin rol aktiv në organizimin e referendumit duke organizuar administratën që do ta mbaj referendumin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore