LAJMI I FUNDIT:

Kjo vitaminë redukton mundësinë e shfaqjes së sëmundjeve sezonale

Kjo vitaminë redukton mundësinë e shfaqjes së sëmundjeve sezonale

Në pjesën më të ftohtë të vitit, duhet të forcojmë imunitetin për t’u rezistuar sëmundjeve sezonale

Gjumi i rregullt, stërvitja dhe një ushqim i shëndetshëm janë të nevojshëm për një jetë të shëndetshme


Megjithatë, pavarësisht një ushqimi të tillë, nuk është e tepërt të merren vitamina shtesë, sepse disa, si vitamina B12, nuk mund të gjenden në ushqimet me bazë bimore.

Për forcim të imunitetit është e rëndësishme edhe piridoksina, e njohur me emrin vitaminë B6.

Vitamina B6, një molekulë magjepsëse e përfshirë në mbi 150 reaksione biokimike, është e shkruar në faqet e librezës së Bibliotekës Kombëtare të Mjekësisë në SHBA, transmeton Telegrafi.

Vitamina B6 është e nevojshme për shëndetin dhe funksionimin e duhur të organizmit të njeriut. Është e nevojshme për riprodhimin e qelizave dhe luan një rol të rëndësishëm në metabolizmin e aminoacideve, krijimin e proteinave dhe rruazave të kuqe të gjakut.

Është thelbësore për funksionimin normal të të gjithë sistemit imunitar.

Kjo vitaminë mund t’ju ndihmojë të mbani në mend gjithë ato që keni ëndërruar
Lexo po ashtu Kjo vitaminë mund t’ju ndihmojë të mbani në mend gjithë ato që keni ëndërruar

Cilat ushqime përmbajnë vitaminë B6?

Vitamina B6 mund të gjendet në ushqimet me origjinë shtazore. Burimet e vitaminës B6 janë mishi, mëlçia e viçit, toni, salmoni, të verdhat e vezëve, patatet, perimet jeshile, bananet.

Piridoksina, e njohur edhe si vitamina B6, është një pjesë integrale e kompleksit B. Vitaminat e kompleksit B përfshijnë tiaminë (vitaminë B1), riboflavinë (vitaminë B2), niacin (vitaminë B3), acid pantotenik (vitaminë B5), biotinë (vitaminë B7), acid folik (vitaminë B9) dhe cianokobalaminë (vitaminë B12).

Mungesa e vitaminës B6 mund të njihet përmes simptomave të mëposhtme:

▪ lodhje,
▪ dobësi,
▪ anemi,
▪ ngërçe dhe dhimbje stomaku,
▪ depresion.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori