LAJMI I FUNDIT:

Kjo është sakrifica e Gjimshitit për Kombëtaren shqiptare

Kjo është sakrifica e Gjimshitit për Kombëtaren shqiptare

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, është detyruar të largohet nga Atalanta, sepse përndryshe do të rrezikonte seriozisht vendin e tij në radhët e Kuqezinjve.

Futbollisti shqiptar ka treguar pas debutimit me Avellinon ndaj Trapanit se si shkuan gjërat derisa ai firmosi me skuadrën e Serie B.


“E ndjeva veten mirë, ndonëse isha vetëm prej pak ditësh me skuadrën. Ishte e rëndësishme që të mos pësonim gol dhe ia dolëm mbanë. Avellino është një skuadër me shumë të rinj, por edhe me futbollistë me nivel të lartë. Ka përzierjen e duhur”, është shprehur ai për debutimin.

Gjimishiti nis aventurën e re me Avellinon
Lexo po ashtu Gjimishiti nis aventurën e re me Avellinon

I pyetur nga gazetarët nëse kishte folur me Gianni De Biasin për transferimin te Avellino dhe nëse ia kishte këshilluar pikërisht trajneri i kuqezinjve, mbrojtësi tregoi situatën në të cilën ishte gjendur para se të bënte këtë zgjedhje, shkruan albinfo.ch.

“Me De Biasin jo, por e kam bërë me ndihmësin e tij, Tramezzani, i cili më ka thënë se duhej të gjeja një sistemim ku të luaja me më shumë vazhdimësi për të mos humbur Kombëtaren dhe se Avellino ishte qyteti i duhur. Ai e njeh trajnerin Toskano dhe më këshilloi të vija këtu”.

“Në Bergamo nuk do të kisha pasur mundësinë që të luaja dhe ja ku jam, i gatshëm për të dhënë kontributin tim. Pozicioni? Me Shqipërinë kam luajtur në ndeshjen e fundit për herë të parë si mbrojtës qendre, ndërsa edhe sot mendoj se gjërat shkuan mirë”, ka deklaruar Gjimshiti.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori