LAJMI I FUNDIT:

Kjo është njëra ndër xhamitë më të mëdha dhe më shtrenjta në botë, që po ndërtohet ne Algjeri (Video)

Kjo është njëra ndër xhamitë më të mëdha dhe më shtrenjta në botë, që po ndërtohet ne Algjeri (Video)

Algjerisë duket se së shpejti do t’ia kenë zili gjithë myslimanët, pasi së fundmi është bërë e ditur se punimet në ndërtimin e xhamisë së madhe ultramoderne do të përfundojnë së shpejti.

Djamaa el Djazair ose ndryshe e njohur si Xhamia e Madhe e Algjerisë, konsiderohet si njëra ndër tri xhamitë më të mëdha por edhe më të shtrenjta në botë, transmeton Telegrafi.


Ndërtimi i kësaj xhamie ka filluar në vitin 2011, ndërsa lajmi se së shpejti do të përfundojnë punimet ka gëzuar tej mase banorët e këtij vendi.

Projektuesi i xhamisë është një gjerman, i cili shpreson se kjo xhami do të jetë më e madhe dhe më e lartë sesa ajo e fqinjëve të tyre, Marokut e cila është e lartë mbi 61 metra.

Eksperiment social: Shikoni si reagojnë qytetarët anglezë, kur polici detyron myslimanen të heq burkinin në plazh (Video)
Lexo po ashtu Eksperiment social: Shikoni si reagojnë qytetarët anglezë, kur polici detyron myslimanen të heq burkinin në plazh (Video)

Aktualisht xhamia më e lartë në botë është ajo e Marokut, Hassan II. Ajo është e lartë mbi 80 metra, kurse në vitin 1993 ka hapur dyert për qytetarët.

Ndërkaq Xhamia e Madhe e Algjerisë, do ta ketë majën e minares të punuar nga qelqi dhe do të jetë më e madhe sesa ajo e Marokut.

Siç raporton ueb-faqja Binyuen, ky projekt që nga fillimi i punës e deri më tani ka kapur shifrën prej 1.5 miliard dollarë.

Zyrtarë të këtij vendi kanë bërë të ditur se kjo xhami ishte planifikuar të hapë dyert për besimtarët gjatë muajit të ardhshëm, por për shkak të disa problemeve teknike hapja do të bëhet në dhjetor.

E la të presë shumë në sportel, por vëllai i pacientit i hakmerret keq mjekut (Video, +18)
Lexo po ashtu E la të presë shumë në sportel, por vëllai i pacientit i hakmerret keq mjekut (Video, +18)

E ndërtuar në gjirin e Algjerisë, ky objekt gjigant do të mund të zë mbi 35.000 persona.

Sipas pamjeve të një videoje të publikuar së fundmi nga autoritetet algjeriane, objekti së bashku me anekset do të shtrihet në një hapësirë mbi 374.000 metra katrorë, që i bie të jetë e madhe sa një hotel luksoz. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë anijen ruse Kovrovets

Ukrainasit shkatërrojnë anijen ruse Kovrovets

Evropa
Kalo në kategori