Rita Ora ka lansuar këngën më të re të saj, një bashkëpunim me Charles Hamilton.

Charles Hamilton është një reper i ri amerikan, albumi i parë i të cilit do të dalë në shitje së shpejti, transmeton koha.net.


Kënga, e cila titullohet “New York Rain”, do të prezantohet gjatë episodit final të serialit shumë të suksesshëm amerikan ‘Empire’.

Rita e shoqëron në refren këngën, e cila do të jetë pjesë e përmbledhjes së këngëve të sezonit të parë të “Empire” më 18 mars. Në episodin e fundit të serialit do të shfaqet edhe Rita, e cila do të jetë e ftuar speciale.