LAJMI I FUNDIT:

Kjo është femra më e mirë e Zodiakut

Kjo është femra më e mirë e Zodiakut

Forca më e madhe e saj qëndron në dy cilësi fitimtare, të cilat i posedon – ndjeshmëria dhe durimi.

Ka natyrë të qetë, mirëpo kjo nuk do të thotë që me të mund të manipuloni. Për shumëçka ka mendim të fuqishëm të cilin vështirë mund ta ndryshojë, mirëpo nëse dikush provon t’i “testojë” kufijtë e saj, do të zgjojë temperamentin e saj të zjarrtë.

Ajo është – femra Dem! – transmeton Telegrafi.

Megjithatë, kjo damë shmang të tregojë temperamentin e vet, sepse në jetë synon ekuilibrin dhe sigurinë.

E do natyrën dhe më së shumti nga të gjitha dëshiron të qëndrojë në ambient të këndshëm.

Nuk është aventuriere dhe nuk dëshiron të rrezikojë, për ç’shkak nuk di të përballet më së miri me ndryshimet e vrullshme.

Funksionon mirë në rutinë dhe në situata të rregullta, dhe pothuajse kurrë nuk kërkon vetë ndryshime të mëdha jetësore, por i shkaktojnë disa faktorë të jashtëm.

Megjithatë, çfarëdolloj përvoje që i sjell jeta, shpejt mëson nga to dhe me siguri dy herë nuk do të përsërisë të njëjtin gabim.

Është njëra ndër shenjat më të përkushtuara dhe më besnike të shenjave të horoskopit.

Kur është në lidhje dashurie kurrë nuk tradhton, mirëpo kur një herë jep fjalën atëherë e mban gjithë jetën.

Mashkulli i cili dëshiron ta bëjë për vete duhet patjetër të jetë i gatshëm për lajkatime të shumta dhe joshje, sepse kjo është e vetmja rrugë deri te zemra e kësaj femre.

Partnerët dashurorë shpesh i befason me virtuozitetin e saj në krevat. Seksin e përjeton si botë fantazie në të cilën ikën nga aspektet tokësore të jetës. Me zjarr dhe e butësi do ta përkëdhelë partnerin në dhomën e gjumit, por edhe jashtë saj.

Marrëdhëniet dashurore dëshiron t’i pasurojë me biseda seksi dhe joshje dinake. Megjithatë, pak rëndësi i kushton nëse partneri nuk flet, por rëndësi për të kanë veprat e tij.

Femra e shenjës së Demit më së miri përshtatet me Akrepin, Virgjëreshën, Bricjapin dhe Peshkun.

Njëra ndër femrat më të popullarizuara në botë të lindura në shenjën e Demit është aktorja Jesicca Alba. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Libri i madh i kafshëve
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Stil
Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Stil
Kalo në kategori