LAJMI I FUNDIT:

Kjo është e përbashkëta e njerëzve të suksesshëm

Kjo është e përbashkëta e njerëzve të suksesshëm

Tashmë dihet se leximi mund ta përmirësojë shëndetin tuaj mental dhe intelektual. Kjo është evidente kur e kemi parasysh faktin se disa nga njerëzit më të pasur në botë, pjesën më të madhe të kohës e shpenzojnë duke lexuar. Për të qenë i suksesshëm, ju duhet të keni njohje rreth synimeve tuaja dhe të keni vullnet për të ecur përpara drejt përmbushjes së këtyre objektivave.

Një studim i bërë tek 1.200 njerëz të suksesshëm ka zbuluar se ata e kanë një hobi të përbashkët: Leximin. Natyrisht, duhet edhe disa gjëra të tjera për ta arritu suksesin, duke përfshirë këtu edhe fatin, por leximi e mban peshën më të rëndë në mundësin tuaj për sukses.


Disa nga njerëzit më të pasur të botës asnjëherë nuk e kanë përfunduar edukimin e tyre formal sepse ata vendosën të mësojnë sipas mënyrës së tyre. Tom Corley e ka studiuar jetën e disa prej këtyre njerëzve, për librin e tij “Rich Habits: The Daily Success Habits of Wealthy Individuals” (Shprehit e pasura: Shprehit e suksesshme ditore të individëve të pasur).

Nga ky studim ai e kuptoi se përveç presionit të jashtëm, shprehit e juaja ditore do të ndikojnë në suksesin tuaj personal në jetë. Përderisa Corely asnjëherë nuk e ka përfunduar edukimin formal, ai ishte në gjendje të mësonte dhe ti zhvillonte shprehit e suksesshme përmes leximit. Siç mund ta dijn shumë prej nesh, shkollat nëpër gjithë botën shpeshherë vuajnë nga mungesa e resurseve. Ky studim e vërteton rëndësin e bërjes së librit të qasshëm për secilin.

Disa nga njerëzit më të mëdhenjë, më me ndikim dhe më të pasur në botë, suksesin e tyre i’a kanë atribuar leximit. Bill Gates, e braktisi kolegjin, e krijoi Microsoftin e cila i solli pasuri marramendëse dhe ai ende edhe sot i lexon rreth 50 libra në vit. Miliarderi i famshëm Warren Buffet ka theksuar se i lexon rreth 500 faqe çdo ditë, duke e shpenzuar pjesën më të madhe të kohës së tij i fshehur në dhomën e tij të leximit.

Natyrisht, ata e kanë kohën dhe paranë për ti shpenzuar në lexim, dhe jo çdo kush mund ta bëjë një jetë të tillë, por e rëndësishme është ta kuptojmë se leximi është shumë i rëndësishëm për motivimin e këtyre njërzve të suksesshëm.

Zakonisht shkallët e suksesit janë të ndërtuara me libra; ato janë qelësi i edukimit për të gjithë ne. Ato duhet ti bëjmë të qasshme për të gjithë njerëzit në botë, dhe natyrisht, mos harroni të vazhdoni të lexoni në secilin moment që jeni i lirë.

Në trend Stil

Më shumë
Tri biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë për jetën seksuale

Tri biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë për jetën seksuale

Intimitet dhe Pasion
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
Pitbulli, stafordi dhe rotvajleri pa të drejtë akuzohen: Këto janë tri racat më të rrezikshme të qenve!

Pitbulli, stafordi dhe rotvajleri pa të drejtë akuzohen: Këto janë tri racat më të rrezikshme të qenve!

A e dini se...
Dekorimi i tavolinës solemne: Idetë më të mira për rregullimin e pecetave!

Dekorimi i tavolinës solemne: Idetë më të mira për rregullimin e pecetave!

Bëje vet
Femrat problemet i zgjidhin me bisedë, ndërsa meshkujt me seks

Femrat problemet i zgjidhin me bisedë, ndërsa meshkujt me seks

Lifestyle
Lule në një ëndërr: Çfarë do të thotë një trëndafil dhe çfarë do të thonë një jargavan, bozhure ose orkide?

Lule në një ëndërr: Çfarë do të thotë një trëndafil dhe çfarë do të thonë një jargavan, bozhure ose orkide?

Lifestyle
Kalo në kategori