LAJMI I FUNDIT:

“Kjo është e paprecedentë”: Mijëra të evakuuar ndërsa zjarret kanë shpërthyer në një provincë të Kanadasë

“Kjo është e paprecedentë”: Mijëra të evakuuar ndërsa zjarret kanë shpërthyer në një provincë të Kanadasë

Afro 100 zjarre që shpërthyen në rajonin Alberta të Kanadasë kanë detyruar më shumë se 29,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Bëhet fjalë për një gjendje që zyrtarët e kanë quajtur një “situatë të paprecedentë” për provincën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Siç bëhet e ditur më tej, vetëm në 24 orët e fundit, 16 zjarre të reja janë ndezur në Alberta, tha udhëheqësja e njësisë së informacionit për zjarret, Christie Tucker, gjatë një konference për shtyp të dielën në mbrëmje.

Ndërkohë në një konferencë shtypi të hënën, kryeministrja e Alberta-s, Danielle Smith u kërkoi banorëve me përvojë në zjarrfikje, të cilët mund të “i japin një dorë zjarrfikësve” të kontaktojnë shërbimet e urgjencës.

Ky lloj aktiviteti i zjarrit nuk është tipik në fillim të vitit dhe zjarrfikësit zakonisht nuk shohin një zonë kaq të madhe të djegur. Por kushtet e thata, moti anormalisht i nxehtë dhe erërat e forta janë bashkuar për të nxitur këtë “aktivitet vërtet ekstrem të zjarrit”, tha Tucker.

Zjarret kanë djegur një total prej 390,000 hektarësh në Alberta deri më tani këtë vit, dhe flakët e fundit kanë djegur një “sasi të madhe toke” gjatë ditëve të fundit, ka shtuar Tucker.

Përafërsisht 1,000 zjarrfikës nga rajone të tjera janë kërkuar për të ndihmuar në kontrollimin e zjarreve dhe ata do të mbërrijnë gjatë javës së ardhshme, sipas Tucker. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Rusia lëshoi ​​një urdhër-arrest për Zelenskyn

Rusia lëshoi ​​një urdhër-arrest për Zelenskyn

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori