Kishte kaluar afro një vit qëkur CR7 nuk kishte shënuar nga gjuajtja e lirë (Video)

Portugezi pati një periudhë të vështirë gjatë këtij viti, mirëpo ai tashmë është ‘ringjallur’ dhe vazhdon të shënojë.
Për më shumë, 30-vjeçari ishte kritikuar se nuk pati shënuar gol nga gjuajtja e lirë në 50 tentime.
Hera e fundit kur Ronaldo kishte realizuar nga gjuajtja e lirë ishte në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut (29 prill 2014).
Dhe në ndeshjen kundër Eibarit, ai shënoi golin e parë të Los Blancos, pikërisht nga gjuajtja e lirë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
11/04/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate













































