LAJMI I FUNDIT:

Kina përdor pamje nga filmat e Hollywood-it në videon propagandistike të forcave ajrore të saj

Kina përdor pamje nga filmat e Hollywood-it në videon propagandistike të forcave ajrore të saj

Një video me “fjalë të mëdha” për forcën ajrore të Kinës ka hasur në kritika nga përdorues të mediave sociale pasi përdoruesit pyetën pse fuqia e dytë më e madhe ushtarake në botë bashkoi video të filmave të Hollivudit në materialin e saj propagandistik.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, videoja, me 4.72 milionë shikime mbi Weibo dhe e krijuar nga nga qendra e propagandës dhe kulturës e forcës ajrore të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit (PLA), shfaq bombarduesin e saj me rreze të mesme dhe të gjatë H-6.


Siç ishte bërë e ditur edhe më herët, videoja tronditëse tregon personelin e forcave ajrore kineze që fillojnë një sulm mbi një bazë ishullore – që ngjan fort me objektet e SHBA-së në Diego Garcia dhe Guam – duke u kthyer përsëri nga një “aksion i suksesshëm”.

Forcat Ajrore të Kinës publikojnë një video që tregon "sulmin e simuluar mbi bazën amerikane në Guam"
Lexo po ashtu Forcat Ajrore të Kinës publikojnë një video që tregon "sulmin e simuluar mbi bazën amerikane në Guam"

Por përdoruesit “me sy të shqiponjës” të mediave sociale edhe në Kinë ishin të shpejtë për të dalluar disa “pamje të kopjuara”.

Po sipas The Guardian, sekuencat shpërthyese të raketave u morën nga tre filma të Hollivudit: Transformers: Revenge of the Fallen, The Rock and The Hurt Locker – dhe Weibo po tallej për mungesën e origjinalitetit.

“Doli që ëndrra jonë për një fuqi të madhe u bashkua duke u vendosur pamje filmash amerikanë”, tha një përdorues.

“Ne promovojmë avionët tonë ushtarakë duke përdorur klipe filmash amerikanë të Hollywood-it, pse të shqetësohemi?”, shtoi një tjetër, ndërsa një i tretë tha: “është video promovuese e kombit tonë, pse nuk përdorim imazhet tona?”.

Ndryshe Kina është e “futur” në një luftë me SHBA-në për mbrojtjen, teknologjinë, tregtinë, detet e diskutueshme dhe statusin e Hong Kongut dhe Tajvanit. /Telegrafi/