Kim Kardashian është bërë emri më i lakuar ndonjëherë në faqet rozë.

Kjo vjen për shkak të divorcit të saj me Kanye West, pasi dyshja ishin për shtatë vjet të martuar, shkruan Daily Mail.


Ajo çka më së shumti po merr vëmendje është ndarja e pasurisë, që të dy tashmë posedojnë dy miliardë dollarë.

39585290 9284455 image a 152 1613942414231

40-vjeçarja do të dokumentojë tashmë ndarjen e kësaj shume në episodin e fundit të Keeping Up With The Kardashians.

Sipas burimeve të Sunday Mirror, thuhet se Kim  do të ketë rastin të flas dhe të planifikojë për shumën që ajo do ta posedojë pas ndarjes.

39586028 9284455 image a 153 1613943925408

Kanye nuk pretendohet të jetë i pranishëm, pasi po kalon në periudha të vështira, ndërsa ka problem edhe në nënshkrimin e letrave të divorcit.

Për shkak të ngjarjeve të fundit dhe problemeve të shumta që çifti kanë pasur, Kim thuhet të jetë mjaft e sigurt për vendimin që ka marrë. /Telegrafi/

39586418 9284455 image a 163 1613945010851