LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian shfaqet nën shoqërinë e Malumas në një paraqitje publike për herë të parë që pas divorcit nga Kanye

Kim Kardashian shfaqet nën shoqërinë e Malumas në një paraqitje publike për herë të parë që pas divorcit nga Kanye

Kim Kardashian dukej shumë elegante teksa u shfaq në një ngjarje publike për herë të parë që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, 40 vjeçe, u pa e shoqëruar nga këngëtari Maluma në hapjen madhështore të The Goodtime Hotel të premten në mbrëmje (16 prill) në Miami Beach, Florida.


Evenimenti u prit nga David Grutman dhe Pharrell Williams, të cilët njëherësh janë pjesë e ekipit të hotelit.

Kim Kardashian dhe Maluma (Foto: E!News)

Maluma po ashtu u shfaq në formë të mirë duke vënë në pah fizikun atraktiv në xhaketën e zbërthyer, gjersa kostumi ishte bardh e zi.

Të gjitha lajmet nga Kim Kardashian
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kim Kardashian

Ai dhe Kim u panë duke u shoqëruar me David dhe Victoria Beckham, të cilët ishin në mbrëmje për të festuar hapjen e sezonit të ekipit të tij të futbollit, Inter Miami.

Kim Kardashian dhe Maluma (Foto: Instagram)

Kjo është gjithashtu dalja e parë zyrtare e Kim që nga paraqitja e divorcit nga Kanye West, i cili në fakt vetëm iu përgjigj paraqitjes këtë javë.

Të njëjtit u ndanë përfundimisht në muajin shkurt dhe kanë së bashku katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Kardashian pas ndarjes nga reperi ka theksuar se do jetë e fokusuar tek fëmijët, me të cilët gjithashtu po kalon pjesën më të madhe të kohës. /Telegrafi/

Kim Kardashian, Maluma dhe familja e David Beckham (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori