Kim Kardashian West thotë po ndjen presionin para prezantimi të saj të parë në “Saturday Night Live”.

Ylli televiziv po përgatitet të prezantojë një episod të skicës në 9 tetor, dhe ajo rrëfeu se ishte nervoz para shfaqjes, shkruan DailyMail.


Ndërsa shfaqte një buqët me lule që shkruante 'SNL' që pranoi nga shoku i saj dhe stilisti Jeff Leatham, ylli i ‘Keeping Up With The Kardashian” pranoi se kishte pritshmëri të mëdha.

“Faleminderit shumë që më dërgove këto lule. Kjo është kaq e mahnitshme dhe absolutisht unë i dua”, shkroi Kim në mbishkrim.

kimkardashian 196370530 6345933265432098 5371213385151529621 n Foto: Kim Kardashian/Instagram

Themeluesja e “KKW Beauty” dhe “SKIMS” thotë se ndihet nervoz dhe kjo vjen pasi Debra Messing pyeti pse Kim po drejton shfaqjen legjendare.

Ylli i “Ëill & Grace” pyeti fansat nëse asaj po i mungonte diçka pas njoftimit, pasi ndërsa Kim është një "ikonë kulturore", por ata që prezantonin programin janë zakonisht interpretues.

“Pse Kim Kardashian? Dua të them, e di që ajo është një ikonë kulturore, por SNL ka prezantues, në përgjithësi, të cilët janë interpretues që janë atje për të promovuar një film, shfaqje televizive ose lansim albumesh. A po më mungon diçka? “, reagoi Bebra në postimin e saj.

Screenshot 43 Foto: Kim Kardashian/Instagram

Shfaqja e re,e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në Peacock për herë të parë - do të përfshijë gjithashtu Owen Wilson, Jason Sudeikis dhe Rami Malek në programin NBC.

SNL shpreson se Kardashian do të jetë një tërheqje e madhe për shikueshmëri, të cilat ranë në pikën e tyre më të ulët në një dekadë marsin e kaluar, sipas Showbiz 411.

Muajin e kaluar u raportua se Kim dhe mamaja Kris Jenner u takuan me kreun e SNL, Lorne Michaels në Polo Lounge të Beverly Hills.

kimkardashian 242179058 198104689054380 5369973861805818354 n 1 Foto: Kim Kardashian/Instagram

Megjithëse takimi ndezi thashethemet pothuajse menjëherë, në atë kohë një burim bëri blof dhe i tha The Hollyëood Reporter se 65 vjeçari dhe themeluesja e "KKW Beauty" nuk kishte të bënte me ndonjë projekt specifik, por më shumë një takim i zakonshëm.

Ajo do të jetë Kardashiania e parë që do të prezantojë, megjithëse ish-burri i saj, Kanye West u paraqit për herë të fundit në shfaqje në mënyrë kontroverse në 2018, duke folur gjatë për Donald Trump pas transmetimit. Ishte hera e tij e shtatë si artist në shfaqje. /Telegrafi/

Screenshot 44 Foto: Getty Images