eksperti-banner

Kylie Jenner është më e vogla prej motrave Kardashian-Jenner.

Megjithatë, ajo ka bërë rrugë të suksesshme drejt famës, dhe pritet që të bëhet miliarderja më e re në botë.


Së fundmi, ajo ka realizuar një fotosesion të ri me motrën e madhe, Kim Kardashian, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Dyshja vendosën që t'i ndajnë fotografitë e tyre me ndjekësit në rrjetin social Instagram.

Këto imazhe, janë realizuar me qëllimin të promovimit të produkteve të tyre më të reja kozmetike.

kim2 1

Në një episod të "Keeping up with the Kardashians" të transmetuar më 28 tetor, motrat shihen duke u fotografuar për të promovuar linjën e re.

Ditë më parë, ato u evakuuan nga shtëpitë e tyre në Kaliforni, si shkas i zjarreve që kapluan vendin.

kim3 1

Motrat Jenner-Kardashian vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave botërore për performancën e tyre në serial. /Telegrafi/

kim4