Kim Kardashian dhe Kanye West janë ribashkuar për shkak vajzës së tyre të madhe për ta parë atë duke luajtur një lojë basketbolli – duke mbajtur marrëdhëniet e tyre aktuale jashtë fushës.

Ish-çifti ishin të dy ulur shumë pranë njëri-tjetrit të premten (17 qershor) për të parë vajzën e tyre North West duke luajtur – me dëshmitarët okularë të impresionuar nga qëndrimi i tyre i qetë pas disa muajsh përplasjesh në internet.


Në fotot e siguruar nga TMZ, ata shihen në një distancë jo të largët pasi vetëm një rresht në një hapisrë të ngushtë i ndante në mes.

Screenshot 22 4 Foto: Kim Kardashian/TMZ

Dëshmitarët okularë thanë se ata flisnin herë pas here gjatë gjithë mbrëmjes dhe dukeshin të pa hatërmbetje.

Ylli 41-vjeçar i realitetit dhe sensacioni 45-vjeçar i repit ishin të martuar nga viti 2007 deri në vitin 2021 dhe kanë katër fëmijë së bashku, vajzat North West dhe Çikago, dhe djemtë Saint dhe Psalm.

Screenshot 21 9 Foto: Kanye West/TMZ

Kim Kardashian është në lidhje me ish-anëtarin e kastit të SNL, Pete Davidson , i cili së fundmi është parë i afërt me fëmijët e partneres së tij.

Dyshja Kim dhe Pete, përndryshe ditët e fundit kanë shijuar një pushim romantik së bashku në Tahiti. /Telegrafi/

Screenshot 23 4 Foto: TMZ