LAJMI I FUNDIT:

Kidman, aktorja më e dobët e vitit

Kidman, aktorja më e dobët e vitit

Nicole Kidman është përzgjedhur si aktorja më e dobët e vitit nga “Barfta Awards” për performancën e saj në “Grace of Monaco”.

“Barfta” përzgjedh aktorët dhe filmat më të dobët të vitit, dhe sipas këtij grupi “sivjet ka pasur shumë filma të tmerrshëm”, raporton Independent.


Filmi “Grace of Monaco” që tregon për jetën e aktores amerikane Grace Kelly, e cila ishte martuar me Princin Rainier III, ishte pritur me të qeshura dhe kritika të shumta kur debutoi vitin e kaluar në festivalin e filmit në Kanë.

Juria e “Barftas” zgjodhi “Pudsey the Dog” si filmin më të keq britanik dhe Simon Peg për aktorin më të dobët.

“Annie” ishte filmi më i dobët në Amerikë, transmeton koha.net.

Çmimi “Barfta” ndahet nga “Akademia Britanike për Filmat dhe Aktrimet e Tmerrshme të Vitit”, ndërsa votimi bëhet nga profesionistë të industrisë së filmit të cilët votojnë në mënyrë anonime. /Telegrafi/