LAJMI I FUNDIT:

Khloe Kardashian mendon të mos ketë më të dashur: Dua të përqëndrohem në veten dhe vajzën time

Khloe Kardashian mendon të mos ketë më të dashur: Dua të përqëndrohem në veten dhe vajzën time
Khloe Kardashian (Foto: Dave Kotinsky/Getty Images for Mohegan Sun)

Jeta personale e Khloe Kardashian aktualisht nuk ekziston, dhe mund të qëndrojë në këtë mënyrë për një kohë vërtet të gjatë.

Në episodin e ri të “Keeping Up With The Kardashians”, ylli televiziv i ka treguar nënës së saj, Kris Jenner, se nuk ka qenë në asnjë takim që nga ndarja me bashkëshortin e saj, Tristan Thompson në shkurt të vitit 2019 në mes të akuzave për mashtrim.


Madje, Khloe, 35-vjeçare, thotë se ajo as nuk është duke menduar më për takime apo lidhje dashurie.

“Unë kam miq që janë, si, ‘unë dua t’ju shoqëroj me dikë’ por thjesht nuk më intereson. Unë jam e përqendruar në veten time dhe vajzën, dhe kjo është vetëm ajo që bëj”, ka thënë ajo.

Khloe shton, “Kush e di? Ndoshta nuk do të lidhem me askënd asnjëherë”.

Të gjitha lajmet nga Khloe Kardashian
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Khloe Kardashian

Kris vazhdoi të ngacmonte Khloe dhe jetën e saj personale, duke e pyetur nëse dëshiron më shumë fëmijë dhe nëse i ka ngrirë vezët.

“Keni nevojë për vezë të ngrira”, insistoi Kris, të cilës vajza e saj iu përgjigj, “Unë nuk shqetësohem për këtë”.

Statusi aktual ‘single’ i Khloe është pikërisht aty ku ajo dëshiron të jetë tani.

“Unë e shoh tejet të çuditshme kur njerëzit e shohin këtë pjesë negative kur dikush dëshiron të jetë beqar”, vazhdon ajo. “Më besoni, nëse do të doja të dilja deri tani, do të kisha lidhje. Unë vetëm dua të investoj energjinë time në vajzën time”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kalo në kategori