Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka publikuar sot emrat e pesë ministrave të ardhshëm dhe të zëvendëskryeministrit të dytë nga kjo parti në rast të arritjes së marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Kurti ka propozuar Haki Abazin për zëvendëskryeministër të dytë të Qeverisë, për ministre të Drejtësisë ka propozuar Albulena Haxhiun, për ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Blerim Reka, për ministër të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, për ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe për ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia, shkruan Telegrafi.
Por cilat janë profilet e pesë ministrave të ardhshëm të Lëvizjes Vetëvendosje nëse bëhet marrëveshja për bashkëqeverisje me LDK-në?
Këto të dhëna për të nominuarit e LVV-së për pozitat qeveritare janë bazuar në të dhënat e prezantuara nga LVV.
Haki Abazi – zëvendëskryeministër i dytë i Qeverisë
Haki Abazi është lindur në 9 dhjetor të vitit 1974 në Prishtinë. Ai ka diplomuar në drejtimin Inxhinieri, Shkenca Kompjuterike dhe Menaxhim Biznesi në Universitetin e Prishtinës, dhe George Mason në SHBA. Hakiu është bartës i shumë pozitave në institucione ndërkombëtare. Ka 20 vite përvojë pune në pozita të larta menaxheriale në organizata të ndryshme ndërkombëtare nëpër shumë vende të botës dhe mbi 1 mijë projekte të realizuara. Tani është duke bërë studime në fushën e Energjisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm në Universitetin e Cumbrias në Britaninë e Madhe.
Ai ka publikuar me dhjetëra shkrime, analiza në media dhe gazeta profesionale, artikuj akademikë dhe ka zhvilluar ide unike në fushën e përkrahjes së zhvillimit të demokracisë, ndërtimit të paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Momentalisht mban pozitën e Drejtorit të Programit në Programin Zhvillimor në Pakistan të financuar nga USAID.
Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë
Albulena Haxhiu është lindur në Prishtinë më 11 maj 1987, ku edhe jeton. Studimet i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Juridik. Ajo është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje në shtatorin e vitit 2010. Albulena Haxhiu ka qenë deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës tri mandate radhas. Në legjislaturën e V dhe VI, ajo ka drejtuar Komisionin për Legjislacion si një ndër komisionet më të rëndësishëm të Kuvendit. Haxhiu është anëtare e kryesisë së LVV-së.
Blerim Reka – Ministër i Punëve të Jashtme
Ai është lindur në vitin 1960 në Shkup. Reka ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës.
Blerim Reka ishte ambasador i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian në Bruksel. Gjithashtu ka mbajtur pozita këshillimore diplomatike dhe ligjore si Këshilltari i Presidentit të Republikës së Kosovës për Integrimin në BE.Reka ka qenë profesor i së Drejtës Ndërkombëtare, Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe të Drejtës së BE në Universitetin e Evropës Juglindore që nga viti 2002. Dr. Reka mban një doktoraturë në të Drejtën Ndërkombëtare Publike dhe Ligjin Civil dhe Ekonomik. Reka është autor i 18 librave. Blerim Reka ishte kandidat për zgjedhjet presidenciale në vitin 2019 dhe u rendit në vendin e tretë.
Besnik Bislimi – Ministër i Financave dhe Transfereve
Besnik Bislimi është nga Bukoviku i Gjilanit. Ka studiuar për analiza makroekonomike në Universitetin e Zagrebit në periudhën 1990-1994. Ka doktoruar në Universitetin e Freibergut të Gjermanisë në sferën e Makroekonomisë me specializim në politikat fiskale dhe tranzicionin drejt ekonomisë së tregut. Në Andrew Young School of Policy Studies të Georgia State University në Atlantë, SHBA përmes Programit të Bursave Fulbright ka ndjekur hulumtimet e post-doktoratës në sferën e decentralizimit fiskal për vendet në zhvillim.
Që nga viti 2004 punon në Universitetin Amerikan në Kosovë. Po ashtu mban pozitën e udhëheqësit të njësisë për ekonomiks në Universitetin Amerikan dhe atë të Drejtorit Menaxhues të Qendrës për Hulumtime brenda këtij universiteti.
Bislimi aktualisht mbanë pozitën e nënkryetarit në LVV.
Rozeta Hajdari – Ministre e Ekonomisë dhe Tregtisë
Rozeta Hajdari nga Peja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për pozitën e ministres së Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, ka përvojë profesionale 17 vjeçare në zbatimin e projekteve, planifikimin dhe koordinimin e politikave, monitorimin dhe vlerësimin në nivel ndërkombëtar, me fokus në arsim dhe administratë publike.
Hajdari ka vijuar mësimet në shkollën e mesme, gjimnazi “Bedri Pejani”, në Pejë, ndërsa ka vazhduar studimet e larta në Universitetin e Prishtinës, në fakultetin e Ekonomisë.
Po ashtu ka studiuar në “Linnaeus University”, në Suedi, ndërsa tashmë jeton në Prishtinë. Rozeta Hajdari është koordinatore për arsimin e lartë dhe qeverisje në Agjencinë Austriake të Zhvillimit. Ajo kishte bashkëpunuar për disa vjet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si eksperte ndërkombëtare e arsimit në lidhje me hartimin, zbatimin dhe monitorimin e strategjisë në sektorin e arsimit. Hajdari ka udhëhequr Qendrën e Koordinimit të Donatorëve (DCC) në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës gjatë periudhës shtator 2006, deri në korrik të vitit 2008.
Arben Vitia – Ministër i Shëndetësisë dhe Sportit
Arben Vitia është i lindur më 24 dhjetor 1973, në Prishtinë. Ai diplomoi në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, drejtimi Mjekësi e Përgjithshme. Gjatë vitit 2003-2004 ka punuar si mjek në Mitrovicë. Ka punuar si Këshilltar profesional në kompaninë “Agani” dhe në kompaninë “Keis”. Që nga viti 2010, ai është aktivist në Lëvizjen VETËVENDOSJE! ku është angazhuar dhe ka drejtuar Komitetin për Shëndetësi. Në vitet 2013-2018 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, e cilësuar si një nga drejtoritë me të suksesshme gjatë dy mandateve. Ka ndjekur trajnime dhe programe të shumta për shëndetin publik dhe menaxhimin në shëndetësi duke përfshirë programin IVLP “Public Health Issues in the US” në ShBA. Në vitin 2018 është emëruar si Koordinator i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe po në atë vit është zgjedhur si Kryetar i kësaj Qendre ku vazhdon të jetë akoma. Arbeni është anëtar i kryesisë së LVV-së. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Përplasjet mes qeverisë dhe sistemit të Drejtësisë, diskutime për ndarjen e pushteteve në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit