Qytetarët e Kosovës të cilët me veturat e tyre do të udhëtojnë drejt Serbisë, më nuk do të kenë nevojë që të heqin nga veturat e tyre tabelat e Republikës së Kosovës dhe as që të blejnë tabelat ‘proba’.
Krejt çfarë duhet të bëjnë është që të mbulojnë simbolet shtetërore, të cilën gjë duhet ta bëjnë edhe qytetarët e Serbisë që hynë në Kosovë.
Këto janë lehtësirat që u mundëson marrëveshje e arritur për tabelat mes Kosovës dhe Serbisë me 14 shtator të këtij viti.
Dren Zeka, këshilltar ministres për dialog Edita Tahiri, ka thënë për lajmi.net së marrëveshja bazohet në masën e reciprocitetit dhe më këtë qytetarëve të Kosovës u kursen kohën dhe shmangien e pritjeve në kufi.
“Për të kaluar në pikëkalimet kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë qytetarëve të Kosovës nuk do të ju duhet që t’i heqin më tabelat RKS e as t’i blejnë ato ‘proba’, pra efekti i parë është heqja e këtyre tabelave që frustronin qytetarët tanë, kjo përveç tjerave do të kursej kohën dhe pritjet në kufi”.
“Po ashtu kjo marrëveshje bazohet në parimin e reciprocitetit ngase ato pjesë të tabelave të veturave që Serbia do tu mbulojë veturave RKS, në të njëjtën mënyrë do tua mbulojë edhe Kosova veturave të Serbisë, pra për herë të parë do të ju kërkohet që në tabelat e tyre të mbulojnë simbolet e tyre shtetërore, edhe pse më parë ata kanë hyrë në Kosovë pa pasur nevojë ta bënin një gjë të tillë”, ka thënë Zeka për Lajmi.net.
Ai ka vlerësuar se me këtë marrëveshje është mundësuar shtrirja e mëtejme e sovranitetit të Kosovës, pasi në bazë të saj do të hiqen edhe targat ilegale në komunat veriore.
“Targat ilegale që kanë ngelur aty këtu ne komunat veriore do të hiqen dhe zëvendësohen me tabela të shtetit të Kosovës, ky proces sipas marrëveshjes do të përmbyllet ne një afat prej 12 muajsh ku me s’do të ketë tabela ilegale”.
“Pra me këtë marrëveshje përveç që është arritur reciprociteti i plotë është mundësuar shtrirja e mëtejme e sovranitetit të Kosovës në komunat veriore dhe zbatimi i rendit dhe ligjit ne atë pjesë të vendit tonë”, është shprehur Zeka.
Kosova dhe Serbia kanë arritur për reciprocitet me tabela në Bruksel, me 14 shtator të këtij viti, e cila sipas zyrtarëve serb ka penguar bllokadën, kaosin dhe përshkallëzimin e dhunës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall
Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Hapet panairi EXPOKOS 2024, bashkon liderët e industrisë dhe inovacionit në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'