LAJMI I FUNDIT:

Këta janë “këngëtarët” që tjetër çka studiuan, por tani merren me muzikë! (Foto)

Këta janë “këngëtarët” që tjetër çka studiuan, por tani merren me muzikë! (Foto)

Dihet tashmë se tregu muzikor shqiptar është i stërmbushur me këngëtarë, të zhanreve dhe moshave të ndryshme. Por, a e keni ditur, se jo të gjithë kanë studiuar në drejtimin e këngës. Shumica e tyre shfrytëzuan talentin për të kënduar në mënyrë auto-didakte, e ndërsa studimet i përfunduan për krejt diçka tjetër.

Në vazhdim, Telegrafi ju sjellë disa emra të njohur të skenës sonë, të cilët mbaruan shkollimin në drejtim krejt tjetër, dhe aktualisht ushtrojnë profesionin e këngëtarit.


Luana Vjollca

LuanaVjollca2.jpg
Ndonëse për një kohë ushtroi profesionin e prezantueses në ekranin e Top Channel ,e ndërsa tani është shfaqur edhe si këngëtare, Luana Vjollca, ka përfunduar studimet në një tjetër fushë. Ajo mbaroi studimet për juridik, e ndërsa më vonë u drejtua edhe në biznes.

Ledri Vula

20-Ledri-Vula-Yllka-Brada-Edisa-Shahini-Photography-grey-cardigan

Nuk mund të themi se ka ikur shumë nga fusha e artit, pasi edhe studimet i ka përfunduar në Akademinë e Arteve, por jo në degën e muzikës. Fjala është për reperin e njohur Ledri Vula, i cili përfundoi studimet në degën regji-film. Ndryshe nga të tjerët, Ledri disa here, ka ushtruar edhe profesionin e regjisorit. Kujtojmë se para dy viteve, ai kishte përgatitur një reportazh, për gratë e dhunuara gjatë luftës, reportazh i cili u transmetua në RTV 21.

Eliza Hoxha

eliza2Edhe Eliza Hoxha e ka shumë pasion muzikën, por që profesioni i saj i vërtetë është krejt tjetër. Eliza ka përfunduar studimet në Fakultetin e Arkitekturës, dhe aktualisht punon si asistente, në Universitetin e Prishtinës. Pavarësisht kësaj, ajo për shumë vite, ka ushtruar profesionin e këngëtares dhe mbart më vete një karrierë mjaft të gjatë.

Ramadan Krasniqi – Dani

dani
Këngëtari i njohur i muzikës popullore Ramadan Krasniqi, tash e 50 vite merret me muzikë. Ai është vazhdimisht i kërkuar, për të kënduar në mbrëmje dhe ahengje familjare të ndryshme, por a e keni ditur se as ai nuk ka studiuar për muzikë?! Dani kishte mbaruar shkollën e mesme për Makineri, ani pse asnjëherë nuk e ushtroi këtë profesion.

Naim Abazi

naim

Naim Abazi përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës, por që siç duket profesioni i këngëtarit dhe moderatorit, e ka tërhequr më shumë, gjersa edhe sot punon në këtë drejtim.

Zaimina Vasjari

ZaiminaVasjari

Edhe pse viteve të fundit nuk ka qenë shumë aktive në muzikë, prapë se prapë kur përmendet emri Zaimina, menjëherë do të etiketohet si këngëtare, edhe pse me profesion është arkitekte. Zaimina tashmë ka filluar të merret edhe me biznes, pasi ka hapur në Tiranë butikun e saj, me veshje nga markat më të ndryshme.

Soni Malaj

soni-malaj-s-euml-shpejti-quot-tulipani-quot-n-euml-anglisht-foto_hd.jpg
Soni Malaj është e njohur tashmë si këngëtare, por në qoftë se nuk e keni ditur? Ajo ka studiuar në Fakultetin e gjuhëve të huaja, më saktësisht gjuhën franceze. Ajo është një përkthyese mjaft e zonja, por që nuk e ka ushtruar ende këtë profesion.

Drenusha Latifi

DrenushaLatifi.jpg

Këngëtarja e njohur Drenusha Latifi, e nisi karrierën e saj në moshën 14 vjeçare si modele. Ajo u shpall edhe “Mis Kosova 2002”, e ndërsa vite më vonë ushtroi profesionin e këngëtares. Studimet Drenusha i ka përfunduar në Fakultetin e Shkencave politike.

2 Ton

2 ton
As reperi i njohur 2 Ton nuk ka studiuar për muzikë. Tash e disa vite ai merret me pasionin e tij më të madh, e që është muzika hip hop, por që studimet i ka përfunduar në fushën e Biznesit.

Yllka Kuqi

yllka

Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, merret me muzikë që prej viteve të pas luftës, por që studimet i ka mbaruar për Psikologji. Edhe pse e angazhuar me muzikë, Yllka punon herë pas here në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ku jep këshilla prej psikologeje.

Zanfina Ismaili

zanfina

Zanfina Ismaili është mjaft e njohur për publikun. Ajo ka filluar të merret me muzikë që në moshën katër vjeçe, e inspiruar nga motra e saj e madhe Adelina, ajo u morr me muzikë edhe në vazhdimësi. Zanfina përfundoi studimet në Fakultetin Juridik, e ndërsa aktualisht ushtron profesionin e këngëtares. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ana Skrel

Ana Skrel "djeg" rrjetin me një fotografi ku dukej tejet joshëse, nuk mungon komenti i Robert Berishës

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora vjen me këngën

Dhurata Dora vjen me këngën "Sheqer", një projekt ndryshe prej herave të tjera

Magazina
Kalo në kategori