LAJMI I FUNDIT:

Këto janë gjashtë lloje resh që mund të shihni gjatë stuhive të forta

Këto janë gjashtë lloje resh që mund të shihni gjatë stuhive të forta

Qiejt bëhen “terr” sa herë që në hapësirat ku jetojmë mbretëron një mot i ligë.

Megjithatë, brenda atyre qiejve të errësuar, ka re që do t’i shihni vetëm gjatë stuhive, përcjell Telegrafi.


Njohja se si duken dhe çfarë kuptimi kanë mund t’ju ndihmojë shumë të vendosni se kur të strehoheni.

Le të shohim gjashtë llojet e reve që mund të shfaqen kur zhvillohen stuhi të forta në zonën tuaj. /Telegrafi/

Mund të ketë stuhi të forta. Breshëri, erërat e forta dhe tornadot mund të shoqërojnë çdo stuhi të fortë që zhvillohet. Andaj qëndroni të informuar mbi parashikimet më të fundit dhe sinjalizimet e motit.
Mund të vijnë erëra të forta, ndoshta të dëmshme. Ndërsa mund të duken të frikshme, këto re zakonisht nuk shoqërohen me tornado. Është më mirë të shkoni brenda derisa të kalojnë këto erëra.
Një stuhi e fortë mund të prodhojë një tornado në çdo moment. Kërkoni strehë brenda menjëherë dhe qëndroni larg dritareve.
Nëse shoqërohet me një stuhi të fortë, një tornado është e pashmangshme. Ndiqni menjëherë planin tuaj të sigurisë. Nëse lidhen me mot jo të ashpër, këto rrallë arrijnë në tokë, por mund të jetë një ide e mirë të shkoni brenda derisa të kalojë.
Nëse shoqërohet me një re si e para, një stuhi e fortë mund të jetë në drejtimin tuaj. Tani është një kohë e mirë për të kontrolluar radarin dhe për të parë se ku mund të shkojë stuhia.
Ndërsa mund të duken të frikshme, këto re zakonisht janë të padëmshme. Megjithatë, në varësi të rrethanave, ato mund të tregojnë se një stuhi e fortë është afër.