LAJMI I FUNDIT:

Këtë vit vendosen pompat e derivateve në autostradë, pagesa për kalim vitin tjetër (Video)

Këtë vit vendosen pompat e derivateve në autostradë, pagesa për kalim vitin tjetër (Video)
Foto: Arkiv

Gjatë këtij vitit në Autostradën “Ibrahim Rugova” pritet të vendosen pompat e derivateve dhe do të përmirësohet edhe ndriçimi publik. Kështu ka thënë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në një intervistë për Telegrafin.

Ai në këtë intervistë ka bërë të ditur se edhe këtë vit nuk do të ketë pagesa për kalimin në autostradat të Kosovës.


Deklaratën e ministrit Lekaj për pagesën e autostradës mund ta ndiqni nga minuta e 17:30 e intervistës

Ministri Lekaj ka treguar se krahasuar me Shqipërinë, qytetarët e Kosovë kanë alternativa tjera për të kaluar në rrugë tjera, e po ashtu çmimi nuk do të jetë sikur për kalim në Rrugën e Kombit që fillon nga 5 euro e deri në mbi 20 euro.

Lekaj: Buxheti për infrastrukturë 312 milionë euro, Bechtel & Enka mund të gjobitet për vonesat në autostradë (Video)
Lexo po ashtu Lekaj: Buxheti për infrastrukturë 312 milionë euro, Bechtel & Enka mund të gjobitet për vonesat në autostradë (Video)

“Nuk kemi krijuar kushte aq sa duhet, së pari duhet krijuar kushte pasi që nuk ka ende pika të karburanteve dhe restorante. Këtë vit do të nisim projektin për hapjen e pikave të karburanteve dhe nuk mendoj që këtë vit do të ketë pagesë të autostradave”, tha ministri Lekaj.

Ai ka shtuar se Kosova nuk do ta përsëris gabimin e Shqipërisë lidhur me pagesën e taksës për kalim nëpër autostradë.

Lekaj: Kemi marr të gjitha masat që rrugët të jenë të kalueshme (Video)
Lexo po ashtu Lekaj: Kemi marr të gjitha masat që rrugët të jenë të kalueshme (Video)

“Duhet të jemi të vëmendshëm me xhepin e qytetarëve dhe nuk do të përsëritët gabimi i Shqipërisë. Qytetari i Kosovës ka alternativa për rrugë të tjera nëse nuk do të paguaj për kalim nëpër autostradë”, ka shtuar ai.

Ministri Pal Lekaj, ka folur edhe për projektet e Ministrisë se Infrastrukturës, buxhetin për vitin 2019 dhe pagesën dhe penalizmin ndaj kompanisë “Bechtel & Enka”. /Telegrafi/