LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Buxheti për infrastrukturë 312 milionë euro, Bechtel & Enka mund të gjobitet për vonesat në autostradë (Video)

Lekaj: Buxheti për infrastrukturë 312 milionë euro, Bechtel & Enka mund të gjobitet për vonesat në autostradë  (Video)

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka folur mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, buxhetin për vitin 2019 që do ta ketë Ministria e Infrastrukturës (MI), si dhe për projektet e reja të cilat do të jenë në infrastrukturën rrugore.

Lekaj në këtë intervistë po ashtu tregon se a i janë paguar 53 milionë euro kompanisë “Bechtel & Enka” dhe çfarë masash priten të merren për vonesat në kryerjen e punimeve në Autostradën Prishtinë – Hani i Elezit.

“Kemi nisur mjaftë punë. Në vitin 2019 janë paraparë buxhet prej 312 milionë eurove, prej të cilave 117 milionë euro janë investime pa huazim, 70 milionë euro do të janë nga BERZH-i dhe 170 milionë euro do të janë për hekurudhat dhe me këtë përmbyllim kërkesën e qytetarëve. Krahasuar me vitin e kaluar kemi 10 milionë më pak për shkak të shkurtimeve të shpenzimeve e pagave dhe mëditjeve, por projektet nuk do të ndikohen. Për tre vitet e ardhshme do të përfundojnë të gjitha projektet e nisura”, tha ministri Lekaj.

Ai ka thënë se në vitin 2019 do të nisin projekte të reja.

“Do të kemi mjaftë punë edhe këtë vit, duke hapur projekte të reja. Ne si Ministri e Infrastrukturës jemi të kënaqur për financimin e projekteve komunale. Këtë vit do përmbyllet Autostrada ‘Arbën Xhaferi’, do të përfundoj projekti i rrugës Pejë-Zahaq”, tha ai.

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka treguar se këtë vit do të filloi ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit.

“Në vjeshtën e hershme do të filloj Autostrada e Dukagjinit. Aktualisht janë duke u përpiluar projektet, jemi në konsultim me qytetarët dhe kryetarët e komunave që të mos kemi probleme. Jemi në rrugë të mbarë që brenda tre viteve i tërë territori i Kosovës do të përfundon qarkorja e autostradave”, ka shtuar Lekaj.

Ministri Pal Lekaj gjatë intervistës në studion e Telegrafit

Ai ka treguar se çfarë do të ndodhë me vonesat për kryerjen e punimeve nga kompania “Bechtel & Enka” në Autostradën “Arbën Xhaferi”.

“Nuk i kemi paguar ende 53.1 milionë eurot ndaj ‘Bechtel & Enka’, deri në muajin qershor 2019 duhet të paguhen. Ne po e respektojmë aneks kontratën dhe për këtë jemi duke e paguar këtë shtesë. Ekspertët tonën juridik janë duke e shikuar kontratën me ‘Bechtel & Enka’-n dhe pastaj do t’i marrin vendimet e duhura.
Nëse ekspertët thonë se duhet të ndodhë kjo, unë do ta marr një vendim të tillë. Çfarë do që shkruan në kontratë, ashtu do të veproj”, tha Lekaj.

Ministri i Infrastrukturës ka thënë se është i kënaqur me punimet e deritanishme në Autostradën “Arbën Xhaferi”, të ciline ka vlerësuar projekt madhor me urën më të gjatë në rajon me 5.8 kilometra.

Po ashtu, Lekaj ka treguar se kur do të bëhen autostradat e Kosovës me pagesa si dhe për çmimin që do të paguajnë qytetarët për shfrytëzimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i

Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron

Edil Project
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Ekonomi
​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

Ekonomi
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori