LAJMI I FUNDIT:

Me këtë truk ju mund ta ktheni bukën e bardhë në një ushqim të shëndetshëm

Me këtë truk ju mund ta ktheni bukën e bardhë në një ushqim të shëndetshëm

Sipas studiuesve në Oxford Brookes University, me vetëm një truk të thjeshtë ju mund ta transformoni bukën e bardhë në një ushqim të qëndrueshëm.

Dikur, të gjithë kishim dobësi për sandviçin e preferuar me bukë të bardhë, sepse kjo e fundit jep rezultat më të lartë në indeksin e glikemisë(71 krahasuar me 50 për sasi të plotë të miellit), gjë që shkakton një rritje të shpejtë të sheqerit në gjak, e pasur kjo nga një rënie të energjisë trupore.


Por, shkencëtarët kanë treguar se me vetëm një veprim ju mund ta ktheni bukën e bardhë në një “central” energjie, sidomos nëse e konsumoni në mëngjes, përpara se të shkoni në punë, apo në palestër.

Udhëzimi i duhur

Ngrirja e bukës së bardhë, pra futja në frigorifer, pak përpara konsumimit, zvogëlon mundësinë e ngritjes fillestare të glukozës në gjak, madje deri në gjysmë.

Në vend të kësaj, kjo hile ndihmon që pas konsumimit muskujt tuaj të ushqehen me energji, sidomos për ata që kanë nevojë për kardio në mëngjes.

Sipas, Men’s Health, studiuesit besojnë se ky proces bën që enzimat në zorrë ta kenë më të vështirë konvertimin e niseshtesë në sheqer.

Ky është një super lajm! Nëse punoni shumë gjatë ditës, ose keni kilometra ecje për të bërë, një tost me bukë të bardhë (të cilën më parë e keni ngrirë pak minuta) është burimi absolut i një super energjie për ju. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori