LAJMI I FUNDIT:

Këtë javë rishqyrtohen masat antiCOVID-19, AKK kërkon të hiqet ora policore dhe bartja e maskës në ambiente të hapura

Këtë javë rishqyrtohen masat antiCOVID-19, AKK kërkon të hiqet ora policore dhe bartja e maskës në ambiente të hapura
Sazan Ibrahimi, ASK

Pavarësisht që tash e disa muaj gjendja me coronavirusin në Kosovë është stabilizuar, zbulimi i varianteve të reja të këtij virusi në shumë vende të ndryshme të botës, ka bërë që Komiteti për koordinim dhe vlerësim të situatës me COVID-19 të paralajmëroj shqyrtimin e masave të reja kundër COVID-19.

Por me vendosjen e masave të reja të mundshme, nuk po pajtohet kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi. Ai madje po kërkon që të largohet ora policore dhe bartja e maskës në ambiente të hapura.

Ibrahimi në një prononcim për Telegrafin tha se duke marrë parasysh situatën stabile me virusin COVID-19 në Kosovë, nuk ka kuptim lënja e orës policore dhe bartja e maskës në ambiente të hapura, kjo pasi sipas tij asnjë shtet nuk e ka të obligueshme maskën kur personi është duke ecur vetëm.

“Duke marrë parasysh situatën e qetë dhe stabile me COVID- 19 në Republikën e Kosovës, qëndrimi zyrtar i AKK-së dhe i deritanishëm është që masat siç janë kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe obligimi i bartjes së maskës për personat që lëvizin vetëm në ambiente te jashtme të largohen. Ky qëndrim është bazuar edhe në bazë të eksperiencave të shteteve në rajon por edhe më gjërë. Në asnjë shtet, jo vetëm në rajon por edhe më gjërë, bartja e maskës në ambiente të jashtme nuk është e obliguar e sidomos kur je duke ecur vetëm”, tha ai.

Tutje Ibrahimi tha që nëse momentalisht kemi numra minimal të të infektuarave me coronavirus, nuk është për shkak të orës policore, por për shkak të vetëdijes së qytetarëve të cilët janë vaksinuar me një përqindje të lartë.

“Fatmirësisht kemi numër minimal të të infektuarve, mirëpo, kjo nuk është për shkak të orës policore por është për shkak të disiplinës së qytetarit të cilët janë vaksinuar në një % të lartë. Vaksinimi është konstatuar edhe në mënyrë shkencore të jetë arma e vetme që është efikase kundër përhapjes së COVID-19 dhe në asnjë rast nuk kemi ndonjë argument shkencor që armë kundër përhapjes së COVID 19 është ora policore. Shtrohet pyetja, vallë a mos COVID-19, po e rrit intensitetin e përhapjes nga ora 24:00-05:00 të mëngjesit. Nëse MSH ka ndonjë argument shkencor në këtë drejtim është mirë të na e tregoj”, deklaroi Ibrahimi.

Variantet e reja të coronavirusit, Ministria e Shëndetësisë paralajmëron masa të reja anti-COVID
Lexo po ashtu Variantet e reja të coronavirusit, Ministria e Shëndetësisë paralajmëron masa të reja anti-COVID

E në kuadër të kësaj ai po ashtu tha që këtë javë presin të kenë takim me Ministrinë e Shëndetësisë, për gjendjen aktuale me virusin.  Ibrahimi u shpreh që shpreson që takimi ta ketë frymën e bashkëpunimit mes të dy palëve dhe koordinim më korrekt.

“Presim që gjatë kësaj jave ta kemi takimin me MSH ku do të diskutohet situata aktuale me COVID-19 si dhe për hapat e mëtutjeshëm. Duam të besojmë që takimi, nëse do të ketë takim, të ketë frymën e koordinimit  dhe bashkëpunimit e jo të njoftimit të vendimeve të cilat janë marrë nga niveli qendror sepse shumë veprime kanë ndodhur nga MSH pa koordinimi dhe bashkëveprimi me komunat e Kosovës. Pra, kërkojmë që të kemi një bashkëpunim më korrekt nga MSH në mënyrë që të kemi sukses në terren”, u shpreh ai.

E kur është fjala tek vaksinat, Ibrahimi i bëri thirrje MSH-së të ballafaqohet me situatën në terren që të bëhet vaksinimi i qytetarëve maksimalisht në fshatra dhe jo të marrë vendime në zyrat qeveritare.

“MSH duhet të angazhohet maksimalisht në mobilizimin e qytetarëve për të vaksinuar përmes fshatrave të ndryshme përmes vizitave nëpër komuna të përfaqësuesve të MSH e jo që të marrë vendime nëpër zyrat qeveritare pa konsulta me kryetarët e komunave të cilët ballafaqohen me situatën e vërtetë në terren. Së fundmi, jeta zhvillohet nëpër komuna e jo në nivel qendror dhe që vendimet të cilat prekin qytetarët duhet të merren bë koordinim me kryetarët e komunave dhe jo vetëm të sillen vendime të pakonsultuara dhe të pakoordinuara me nivelin lokal”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori