LAJMI I FUNDIT:

Këta janë pjesëtarët e ARM-së që ndihmuan në shpëtimin e Sulejmanit të vogël në Turqi

Këta janë pjesëtarët e ARM-së që ndihmuan në shpëtimin e Sulejmanit të vogël në Turqi

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka postuar një fotografi të pjesëtarëve të ARM-së, të cilët ndihmuan në shpëtimin e një fëmije 5-vjeçar nga rrënojat e tërmetit në Turqi.

“Këta janë pjesëtarët e ushtrisë tonë që së bashku me ekipet turke e shpëtuan Sulejmanin e vogël nga rrënojat pas tërmeteve të forta në Turqi”, ka shkruar Perndarovski në Facebook.


Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut dje njoftoi se ekipi i ushtrisë të dërguar për ndihmë në Turqi ka arritur të shpëtojë një fëmijë pesëvjeçar.

“Ekipi i ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, i cili është angazhuar në kërkimin në terren, gjetjen dhe nxjerrjen e të mbijetuarve të mundshëm në qytetin e Kahramanmarashit pasdite, asistoi në një operacion të suksesshëm për të shpëtuar nga rrënojat jetën e një të riu”.

“Ekipi ynë i ushtrisë pasi mësoi se nën rrënoja dëgjoheshin zëra, pas 6 orësh pastrimi të rrënojave, dëgjuan zërin e një fëmije, pas së cilës, së bashku me ekipin turk të kërkimit dhe pas katër orësh angazhim maksimal, kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat Sulejmanin pesëvjeçar”, njoftuan nga Ministria e Mbrojtjes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori