Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka emëruar drejtorët e drejtorive komunale, bazuar në marrëveshjen e parimeve.

“Bazuar në marrëveshjen e parimeve, sot, është bërë emërimi i drejtorëve të rinj komunalë. Transparenca e plotë, ndershmëria e profesionalizmi, do të jenë 3 shtyllat kryesore të cilat do të na përcjellin gjatë tërë mandatit. Ndërsa jemi në fazën përfundimtare që të vendosim emërimet për: Nënkryetarin për Komunitete, Drejtorinë e Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë, Drejtorinë e Inspeksionit dhe Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ky ekip, do të plotësohet gjatë ditëve në vijim!. Na priftë e mbara”, ka thënë Hyseni.

Ekipi me të cilin do të punojë Hyseni në katër vitet e ardhshme do të jetë ky:

Nënkryetare: Leonora Morina Bunjaku

Drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës: Doruntina Hasani

Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport: Kushtrim Zeqiri

Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa: Riad Rashiti

Drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit: Selvete Sylejmani

Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike: Mentor Mihovci

Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim: Bejtullah Osmani

Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Bajram Isufi

Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit: Ali Arifi

Drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik: Enver Shabani ./Telegrafi/