LAJMI I FUNDIT:

Këta janë deputetët që do të jenë pjesë e Kuvendit për herë të parë

Këta janë deputetët që do të jenë pjesë e Kuvendit për herë të parë

Pas një muaji që nga mbajtja e zgjedhjeve me 6 tetor, Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë shpalljen e rezultateve përfundimtare të kandidatëve për deputet të partive politike.

Sipas KQZ-së, ndarja e ulëseve në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e shtatë, do të jetë kështu: LVV 32 deputetë, LDK-29, PDK-25 , AAK-PSD-14, Lista Serbe-10 deputetë, VAKAT-2, KDTP-2, Partia Liberale Egjiptiane-1, Nova Demokratska Stranka-1, Partia e Ashkalinjve për Integrim-1, Inciativa e Re Demokratike e Kosovës-1, Jedinstvena Goranska Partia-1 dhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës-1.

Kjo do të jetë ndarja e ulëseve në Kuvendin e Kosovës, prin LVV me 32 deputetë
Lexo po ashtu Kjo do të jetë ndarja e ulëseve në Kuvendin e Kosovës, prin LVV me 32 deputetë

Befasia më e madhe është se në kjo legjislaturë do të përbëhet kryesisht nga emra të rinj të deputetëve të cilët iu kanë bashkuar partive politike duke garuar në zgjedhje.


Nga listat e shpallura nga KQZ shihet se tek shumica e subjekteve politike numër të madh votash kanë marr kandidatë të rinj për deputetë, ndërsa disa deputetë të cilët ishin pjesë e mandatit të kaluar nuk kanë arritur as të hyjnë.

Telegrafi iu sjell disa nga emrat e rinj të legjislaturës së shtatë të cilët do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Nga Lëvizja Vetëvendosje: Arben Vitia, Hekuran Murati, Haki Abazi, Yllza Hoti, Mefail Bajqinovci, Hajrulla Çeko, Jahja Kokaj, Gazmend Gjyshinca, Artan Abrashi, Agon Batusha, Dimal Basha, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Fitim Uka, Fjolla Ujkani, Alban Hyseni, Enver Haliti, Arta Bajralija, do të jenë deputetët e rinj në Kuvend.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës: Besian Mustafa, Marigona Geci, Ekrem Hyseni, Fetah Rudi, Frasher Demaj, Shkëmb Manaj, Ardian Shala, Vlora Limani-Hajnuni, Rrezarta Krasniqi, Shkelzen Hajdini, Ilir Ferati, Ilir Tasholli, janë emrat e rinjë për legjislaturëne shtatë.

Nga Partia Demokratike e Kosovës: Ferat Shala, Kujtim Gashi, Bajrush Xhemajli, Sejdi Hoxha, Eliza Hoxha, Gazmend Bytyçi, Fadil Nura, Ariana Musliu Shoshi, Besa Ismaili Ahmeti, Floretë Zejnullahu, Valdete Idrizi.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: Gazmend Syla, Ali Berisha, Arber Tolaj.

Nga Partia Socialdemorkate: Natyra Kuçi është e vetmja e cila do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Kujtojmë se NISMA-AKR-PD nuk kanë arritur ta kalojnë pragun zgjedhor dhe do të jenë jashtë Kuvendit në këtë legjislaturë.

Ishin, por nuk janë më: Deputetët që nuk morën vota të mjaftueshme për të qenë sërish në Kuvendin e Kosovës
Lexo po ashtu Ishin, por nuk janë më: Deputetët që nuk morën vota të mjaftueshme për të qenë sërish në Kuvendin e Kosovës

Po ashtu edhe Milaim Zeka nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit. Zeka kandidoi në zgjedhjet e 6 tetorit prej Partisë Euroatlantike të Kosovës.

Ndryshe Daka ka thënë se nga momenti i shpalljes së rezultatit fillon afati 24 orësh për ankesa nga subjektet dhe kandidatët për deputet./Telegrafi/