Në Stuttgart, të Gjermanisë Ismail Keta ka garuar për Xherdanin e artë në këtë kategori me tajlandezin Ruan Way Sor Itphakde duke fituar me nokaut në raundin e tretë, e duke marrë për herë të tretë titullin botëror, transmeton “Supersport”.

Një sukses i jashtëzakonshëm për Ketën, që konfirmohet mbi të gjitha si kampion i zemrave duke rrëmbyer dhe një titull, të cilin e feston ashtu siç mund të bëjë vetëm një njeri i madh si ai duke falënderuar të gjithë shqiptarët për ndihmën dhe kontributin që kanë dhënë për të shpëtuar jetën e dy vajzave, Ambrës dhe Sigit.


Ismail Keta për to, padyshim do të jetë shumë më tepër se kampioni i sportit, do të jetë kampioni i jetës. /KP/Telegrafi/ 

telegrafi sport app