LAJMI I FUNDIT:

Kështu mund të duket telefoni tjetër i palosshëm nga Samsung – me një ekran që “futet brenda dhe tërhiqet jashtë” kur t’a përdorni pajisjen

Kështu mund të duket telefoni tjetër i palosshëm nga Samsung – me një ekran që “futet brenda dhe tërhiqet jashtë” kur t’a përdorni pajisjen

Ne kemi parë Samsung Galaxy Z Fold 2, një telefon i cili paloset, dhe kur hapet ai bëhet një tablet pastaj.

Sipas Techradar, tashmë dihet se si do të duket telefoni i radhës i palosshëm nga Samsung, transmeton Telegrafi.


Kjo vjen nga një patentë e botuar kohët e fundit nga Zyra e Patentave dhe Markave të SHBA dhe e zbuluar nga Patently Apple.

Vlen të theksohet se një patentë nuk konfirmon se kompania po punon për një telefon të tillë, por pasi që ky u botua së bashku me patentat e ngjashme për Galaxy Z Flip 5G dhe Galaxy Z Fold 2, duket e mundur që ky telefon të jetë i vërtetë.

Patenta tregon një ekran i cili mbështillet dhe rrokulliset, të cilin mund ta tërhiqni kur dëshironi të përdorni pajisjen.

Kështu, nëse ky telefon do të prodhohet, ka të ngjarë të marrë vite deri të dalë në treg, për shkak të teknologjisë së tij të avancuar.

Por një teknologji e tillë mund t’ju japë një ekran të madh në një pajisje relativisht të vogël.

Tani do ta quajmë këtë telefon Samsung Galaxy Z Roll, jo sepse ka ndonjë indikacion se do të quhet kështu, por sepse ka kuptim duke pasur parasysh pamjen e tij. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Teknologji
X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

Teknologji
Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Teknologji
Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Teknologji
Kalo në kategori