LAJMI I FUNDIT:

Kështu meshkujt e pabesë zgjedhin damën për të tradhtuar: Ruajuni nga femrat e këtilla!

Kështu meshkujt e pabesë zgjedhin damën për të tradhtuar: Ruajuni nga femrat e këtilla!

Ajo në të vërtetë më së shpeshti është dikush që ju është e afërt ose së paku keni dëgjuar për të nga tregimet e tij.

Meshkujt e pabesë kanë zbuluar se si zgjedhin femrat me të cilat do të kenë “aktivitete jashtëmartesore”, transmeton Telegrafi.


Procesi i tillë i zgjedhjes së femrës nuk është i rastësishëm, ata lidhur me të kanë menduar dhe më herët kanë planifikuar, ka zbuluar hulumtimi online i portalit për njohje të partnerëve për aferë Ashley Madison.

Nga 1.300 të anketuar, 27 për qind e meshkujve kanë pranuar që në rastet kur nuk kanë qenë të kënaqur me partneren e tyre, kanë provuar të joshin kolegen e punës.

Edhe pse “femra tjetër” shpesh përshkruhet si ndonjë joshëse misterioze, ajo në të vërtetë është dikush që ju është e afërt ose së paku keni dëgjuar për të nga tregimet e tij.

Meshkujt zakonisht për afër zgjedhin femrën të cilën e njohin më herët.

Një pjesë e tyre do të dëshironin të njihnin dikë të ri dhe të kenë kontakt të shkurtër seksual, i cili assesi nuk do të ndikonte në lidhjen e tyre të përhershme. Bile 99 për qind e meshkujve kanë zbuluar që kanë pasur afera apo që seriozisht kanë menduar të fillonin ndonjë.

Shumica ka deklaruar që motivi kryesor për kërkim të dashnores ka qenë seksi i cili do të kënaqte nevojat e tyre.

Të dashurit apo bashkëshortët e tyre i kanë tradhtuar 39 për qind e femrave, ndërkaq 35 për qind e tyre kanë menduar seriozisht për tradhti.

Më shumë se gjysma e femrave aferë kanë pasur pas lindjes së fëmijëve.

Femrat me rastin e kërkimit të partnerit për aferë të shumtën e rasteve shikojnë dukjen e tij, ndërkaq 43 për qind e tyre kanë zbuluar që afera ka qenë plotësisht e karakterit fizik, ndërsa më pak se 5 për qind kanë deklaruar që i ka joshur mashkulli me të cilin kanë mundur të kenë edhe lidhje intelektuale.

Shumica e meshkujve dhe e femrave thonë që afera ka qenë përpjekje për të pasuruar jetën e tyre dashurore. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Këshilla Lifestyle
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Lifestyle
Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Aktivitete sportive
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori