LAJMI I FUNDIT:

Kështu kontrabandohet nafta në veri (Foto)

Kështu kontrabandohet nafta në veri (Foto)

Kontrabanda me derivate të naftës në veri të Mitrovicës dhe të vendit në përgjithësi po vazhdon.

KosovaPress-i ka arritur sot në mëngjes që përmes disa fotografive të kap njërin nga bashkëpunëtorët e “Boss”-it të kësaj veprimtarie në veri, Aleksandar Rakiçeviq-Aca, duke zbrazur naftën nga disa kanisterë që po barteshin me makina të vogla civile, në pompën e benzinës që ndodhet në ‘Lagjen e boshnjakëve’ në veri të Mitrovicës.


Mësohet se nafta vije nga pompa e benzinës në Zhitkovac afër Zveçanit, që është po ashtu njëra nga pikat e Aleksandar Rakiçeviqit.

Ndryshe, Policia e Kosovës kishte sekuestruar para një jave rreth 2 mijë litra derivate të kontrabanduara dhe një kombi, pronë e Aca Rakiqeviq, pronar i firmës ‘Bos Trade’ dhe i tre pikave ilegale të karburanteve, në fshatrat Grabovac, Zhitkovac dhe në Lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

w1

w2