LAJMI I FUNDIT:

Këshillit Grevist të SBASHK-ut i shkojnë përgjigjet e para të anëtarësisë për pezullimin apo jo të grevës

Këshillit Grevist të SBASHK-ut i shkojnë përgjigjet e para të anëtarësisë për pezullimin apo jo të grevës

Anëtari i Këshillit Grevist, Zenun Nimani ka thënë se vendimi i sotëm i SBASHK-ut nuk nënkupton ndërprerje të grevës.

“Kjo që ka ndodhur sot është komunikim i vazhdueshëm me anëtarësinë. Këtë gjë ne e kemi bërë vazhdimisht. Mirëpo kësaj radhe ne i kemi pyetur ata se si duhet të veprojmë në të ardhmen. Ne këtë njoftim në fillim e kemi përcjellë te mediat pastaj te anëtarësia. Deri më tani unë kam marrë disa përgjigje”, tha Nimani në RTV Dukagjini.


Ai ka thënë se disa prej anëtarëve të SBASHK-ut tashmë i kanë dërguar përgjigjet por thotë se megjithatë këto përgjigje janë të pakta dhe gjatë ditës së nesërme do të kompletohen edhe përgjigjet tjera.

“Disa prej anëtarëve të SBASHK-ut kërkojnë pezullimin e grevës por kanë edhe kërkesa tjera, disa tjerë thonë se duhet vazhduar greva. Ne do të marrim mendimin e anëtarëve dhe nga të vendosin shumica do të vendosim edhe ne”, deklaroi Nimani.

Anëtari i Këshillit Grevist thotë se nuk është se SBASHK-u nuk ka bërë rezistencë, por që sipas tij nxënësit janë ata që po i shtyjnë të marrin hapa tjerë.

Ndryshe, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK) ka bërë të ditur se ka kërkuar mendimin e anëtarësisë për pezullimin e grevës në arsim.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Këshilli Grevist i SBASHK-ut, bazuar në kontratën kolektive dhe sipas ligjit për grevën, e duke e analizuar ecurinë e grevës deri më tash, kërkon mendimin e anëtarësisë greviste që nga çerdhet e deri në universitete lidhur me idenë për pezullimin e grevës më së largu deri në janar 2023 dhe që grevistët t’i rikthehen mësimit që nga data 3 tetor 2022.

E filluar më 25 gusht, greva ka hyrë në muajin e dytë dhe ende nuk ka një marrëveshje ndërmjet qeverisë dhe sindikatave që do të mundësonte fillimin e vitit të ri shkollor.

SBASHK-u kërkon 100 euro shtesë në muaj për punëtorët e arsimit deri në miratimin e Ligjit te Pagave. Qeveria ka ofruar 50 euro shtesë në muaj deri në fund të këtij viti, në kuadër të pakos për përballjen me inflacionin.

Takimet ndërmjet palëve deri tani nuk kanë prodhuar rezultat në përafrimin e qëndrimeve që do të hapte rrugë për t’i dhënë fund grevës e cila ka lënë jashtë procesit mësimor mbi 320 mijë nxënës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori