LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Evropës alarmon për ndryshimet restriktive për mediat në Kodin Zgjedhor të Maqedonisë

Këshilli i Evropës alarmon për ndryshimet restriktive për mediat në Kodin Zgjedhor të Maqedonisë

Këshilli i Evropës dje në platformën e tij për mbrojtje të gazetarisë dhe sigurisë së gazetarëve publikoi paralajmërim për ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor, të cilat mund të ndikojnë në mënyrë negative kundër lirisë së mediave në Maqedoni.

Në paralajmërim siç thonë nga SHGM, theksohet se burimi i këtij kërcënimi të lirisë së mediave është pikërisht shteti maqedonas.


Ky paralajmërim vjen me kërkesë të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë drejtuar Platformës së Këshillit të Evropës, e cila në reagimin e saj i referohet deklaratës së përbashkët të SHGM, Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Këshillit për Etikë.

“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara më 25 korrik, të vitit 2018 nga Kuvendi i Maqedonisë në procedurë të shpejtë, si rezultat i marrëveshjes politike midis liderëve të katër partive kryesore politike. Një nga ndryshimet në Kodin Zgjedhor autorizon Komisionin Shtetëror Zgjedhor t’i regjistrojë dhe vlerësojë raportimin e mediave onlajn gjatë kohës së zgjedhjeve. Gjithashtu, neni 181a i ligjit parasheh dënime deri më 4.000 euro për mediat tradicionale dhe onlajn për “raportim të pabalancuar dhe të paanshëm”, thuhet në paralajmërimin e Platformës së Këshillit të Evropës.

Paralajmërimi i është dërguar Kuvendit të Maqedonisë, i cili në periudhën në vijim është i obliguar të sqarojë këto ndryshime të cilët kufizojnë lirinë e mediave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori