LAJMI I FUNDIT:

Këshillat që duhet t’i ndiqni për të vrapuar gjatë stinës së verës

Këshillat që duhet t’i ndiqni për të vrapuar gjatë stinës së verës

Edhe vrapuesit më të përkushtuar e kanë problem të vrapojnë në temperatura të larta.

Sidoqoftë, ka hapa të ndryshëm të cilët mund t’i ndërmerrni për t’u siguruar se jeni duke u përkujdesur për mirëqenien tuaj, transmeton Telegrafi.


Më poshtë i keni top këshillat që duhet t’i ndiqni nëse synoni të vraponi gjatë stinës së verës.

Përshtatuni me temperaturën

Nëse dilni për të vrapuar në diell duke mos i dhënë kohë trupit të mësohet me temperaturën, atëherë patjetër se do të keni problem.

Ekspertët thonë të shpenzoni kohë në temperatura të larta disa ditë para se të dilni për vrapim ose para se të merrni pjesë në ndonjë garë vrapimi.

Qëndroni të hidratuar

Hidratimi është esencial në baza ditore. Sidoqoftë, është edhe më i rëndësishëm kur e lodhni veten në temperatura të larta, dhe kjo është arsyeja se përse rekomandohet fuqishëm konsumimi i sasive të mëdha të ujit kur merreni me vrapim gjatë stinës së verës.

Ekspertët sugjerojnë të konsumoni lëngje që përmbajnë elektrolite dhe karbohidrate në mënyrë që t’i rritni edhe nivelet e energjisë.

Përshtateni veshjen

Si vrapues, nuk ka gjë më të keqe sesa të dilni për vrap në temperatura të larta vetëm për ta kuptuar se veshja që e keni zgjedhur është shumë e trashë apo e rëndë.

Kështu, mundohuni ta përshtatni veshjen sportive sipas motit.

Pushoni dhe rikuperohuni

Posa ta keni kompletuar vrapimin, hapi tjetër është të siguroheni se jeni duke u rikuperuar siç duhet.

Sigurohuni t’i ofroni trupit mjaftueshëm kohë për të pushuar para se të bëni prapë ushtrime fizike.

Të paktën pushoni një ditë në mënyrë që ta parandaloni sindromën e stërvitjes së tepruar.

Keni parasysh se magnezi është nutrient i cili ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve të muskujve, ndërkaq zinku e shpejton riparimin e muskujve dhe forcën. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Është koha për të mbjellë dredhëza në vazo: Ndiqni këto rregulla

Është koha për të mbjellë dredhëza në vazo: Ndiqni këto rregulla

Kopshtaria
Kalo në kategori