LAJMI I FUNDIT:

Këshilla për udhëtimin dhe larjen në det

Këshilla për udhëtimin dhe larjen në det

Pushimet përbëjnë, si për prindërit, ashtu dhe për fëmijët, një moment të rëndësishëm për t’u ndarë së bashku, kështu që është e nevojshme të bëjmë kujdes në disa zgjedhje.

Ja 6 sugjerime për udhëtimin dhe larjen në det:

– Kur të nisemi? Më mirë të evitoni nisjen në ditët dhe në oraret që ka shumë trafik dhe shumë lëvizje, kjo për të mos rrezikuar të zgjasni më shumë udhëtimin dhe për të mos u mërzitur nga radhët e gjata që krijohen në rrugë. Pyesni kur janë oraret e pikut dhe sakrifikoni pak gjumë, për të mos u stërmunduar në trafikun e mërzitshëm dhe të lodhshëm.


– Është momenti për një pushim? Kur, pavarësisht se ju doni të vazhdoni rrugën dhe fëmijët tuaj fillojnë të grinden dhe të bëjnë zhurmë, është më mirë të pushoni për disa çaste. Qoftë në rrugë kombëtare, po ashtu dhe në autostrada, ka vende ku ju mund të uleni për të pushuar. Fëmijët mund të luajnë me lodra të ndryshme, ndërsa ju, pra të rriturit, mund të pini diçka, për të rinisur udhëtimin me energji të reja.

– Për ata që i zë makina. Nëse fëmijët tuaj i zë makina, është mirë të mos u jepni qumësht për të pirë dhe të limitoni sa më shumë të jetë e mundur lëngjet para dhe gjatë udhëtimit. Të evitoni edhe pijet e ftohta dhe të gazuara.

– Në makinë, siguria mbi të gjitha. Është mirë që fëmijët të kuptojnë, që kur janë të vegjël, që kur lëvizet me makinë, është e nevojshme të respektohen të gjitha normat e sigurisë të parashikuara nga Kodi Rrugor.

– Për të mos u harruar. Kutia klasike e ndihmës së shpejtë dhe një krem i mirë dielli, me faktor të lartë mbrojtës, i cili duhet hapur mbi fytyrë rregullisht dhe në mënyrë uniforme.

– Në det. Lahuni në det, vetëm nëse jeni në formë perfekte. Dhe rregulli për të mos bërë plazh menjëherë pasi keni ngrënë, apo pas një ekspozimi të gjatë në diell, është i vlefshëm për të gjithë, si për prindërit, ashtu dhe për fëmijët. /Shekulli/