Kur Joe Bernstein kishte qenë vetëm 25 vjeç, ai kishte peshuar 154 kilogramë.

Dietat nuk kryenin punë!

Pastaj ai i kishte përvetësuar disa shprehi të thjeshta në jetën e tij, të cilat më në fund kishin shpirë në ndryshime pozitive në pamjen e tij fizike dhe në gjendjen e tij emocionale, transmeton Telegrafi.

Tani Joe punon si trajner personal, duke u ndihmuar njerëzve të marrin vendime më të mira për një stil më të shëndetshëm të jetesës.

Mos pini kalori!

Kjo nënkupton se më mirë është t’i shmangni pijet freskuese, lëngjet dhe çajin e ëmbël. Edhe nëse është shprehia e vetme që mund ta pranoni, faktikisht mund t’ju ndihmojë t’i humbni 20 kilogramë për tre muaj. Ndonjëherë ne nuk e kuptojmë se i marrim përmes pijeve rreth 2,000 kalori në ditë.

Shpenzoni më pak kohë në veturë

Një biçikletë ju ndihmon të kurseni kohë në trafik dhe gjithashtu jua kursen nervat. Veç kësaj, udhëtimi me biçikletë jua kursen shumë nervat, ndërkaq kohën e kursyer mund ta shpenzoni për të gatuar shëndetshëm dhe për t’u stërvitur.

Mësohuni të gatuani ushqime të shijshme

Recetat e shëndetshme nga interneti, emisionet e gatimit dhe kurset e gatimit ju ndihmojnë në rrugëtimin për t’u bërë kuzhinier.

Mundohuni ta kuptoni vlerën e ushqimit natyral

Është më mirë të zgjedhni produkte vendore dhe të freskëta të cilat jua “ringjallin” shqisën e shijimit dhe e shkaktojnë trupin të humb peshë.

Largohuni nga lidhja toksike

Pasi ishte ndarë nga ish- gruaja, Joe është dashur ta ndërtojë jetën e tij nga fillimi – dhe ka qenë një jetë krejtësisht e re, e shëndetshme dhe e vëmendshme.

Ndryshojeni veten fizikisht dhe mendërisht

Për t’iu shmangur ri-fitimit të peshës, është e rëndësishme të bëni më shumë sesa veç të ushtroni e të hani mirë. E gjithë puna mendore brenda kokës ka rëndësi: qysh nga fillimi i hershëm kur keni filluar të hiqni dorë nga shprehitë e vjetra e deri te momenti kur e keni parë dhe ndjerë veten si person të ri. /Telegrafi/