LAJMI I FUNDIT:

Këshilla fitnesi nga Gen Zeqiraj për muajin e Ramazanit – si duhet të stërvitemi dhe ushqehemi për rezultate sa më të mira (Video)

Këshilla fitnesi nga Gen Zeqiraj për muajin e Ramazanit – si duhet të stërvitemi dhe ushqehemi për rezultate sa më të mira (Video)

Me ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit shumë persona që merren me sport apo fitnes fillojnë të mendojnë se a duhet t’i ndalin këto aktivitet sportive, a duhet ndryshuar rutina apo ushqimi.

Në këto pyetje dhe shumë tjera për Telegrafin është përgjigjur Gen Zeqiraj, i cili ka shpjeguar në detaje atë se çfarë duhet të bëjmë gjatë muajit të Ramazanit, pa penguar aktivitet sportive, posaçërisht fituesin.


A duhet ndryshuar rutina e ushtrimeve gjatë muajit të Ramazanit?

“Muaji i Ramazanit neve që merremi me fitnes na ndihmon shumë, nuk ndryshon rutina, por koha. Për shembull nëse kemi ushtruar në mëngjes, tani duhemi pas iftarit. Na humbet pak forca, por jo shumë, javën e parë apo të dytën është pak ma problem pastaj është gjithçka njëjtë”.

Sa herë në javë duhet të ushtrohet për Ramazan?

“Unë nuk kisha bërë ndonjë ndryshim, duhet të ushtrojmë pesë herë në javë dhe ia arrijmë pa problem. Vetëm nuk duhet të ngarkojmë trupin, nëse kemi ushtruar një orë tani duhet 45 minuta maksimum”.

Sa është vendimtare mënyra e të ushqyerit?

“Shumë e rëndësishme, shumica pas iftarit dëshirojnë me u ngopë , unë aty kisha thënë me pas kujdes. Preferohet një dozë më e lehtë, në mënyrë që pastaj të fillojmë ushtrimet”.

Cilat ushqime dhe pije duhet mënjanuar dhe cilat shtuar?

“Duhet mënjanuar gjërat që na dehidrojnë, trupit i duhet më shumë lëngjet dhe uji. Shumica e shqiptarëve pinë çaj, por çaji na detyron të urinojmë dhe ne atëherë i humbim lëngjet. Le t’i ikin çajin e kafes dhe të konsumojmë sa më shumë lëngje”.

Cilat suplimente preferohen për shtimin e forcës dhe energjisë?

“Ne në fitnes kemi shumë lloje të suplimenteve që i marrim para ushtrimeve që na shtojnë forcën dhe kanë kafeinë. Më shumë përdoret keratina, BCA dhe patjetër para syfyrit kazeina. Kazeina rrinë në trup tetë orë dhe trupi ndjehet i ushqyer, diçka tjetër nuk kisha preferuar për dallim nga muajt tjerë”.

Të mirat e Ramazanit për trupin?

“Kohëve të fundit shumë njerëz edhe që i takojnë besimeve tjera, provojnë me pasë një muaj, ndoshta jo edhe Ramazanin, që të mbajnë dietë dhe të mos hanë gjithë ditën. Muaji i Ramzanit është një pastrim i trupit, organizmi ynë pastrohet nga çdo gjë që kemi marrë më herët. Vetëm personat që kanë probleme me mëlçi nuk duhet të agjërojnë, të tjerët-  të gjithë”.  /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori