LAJMI I FUNDIT:

Këshilla e ish-kampionit Larry Holmes: Joshua duhet të kryejë shumë marrëdhënie intime para meçeve (Foto/Video)

Këshilla e ish-kampionit Larry Holmes: Joshua duhet të kryejë shumë marrëdhënie intime para meçeve (Foto/Video)

Ish-kampioni në kategorinë e peshave të rënda, Larry Holmes, e ka këshilluar Anthony Joshuan që të kryejë shumë marrëdhënie seksuale para dueleve të mëdha për tituj.

Të shtunën, 28-vjeçari do të përballet me Carlos Takam në stadiumin e komunës së Cardiffit.


Joshua analizon kundërshtarin Takam - paralajmëron goditje brutale (Foto/Video)
Lexo po ashtu Joshua analizon kundërshtarin Takam - paralajmëron goditje brutale (Foto/Video)

Ky do të jetë dueli i 20-të në karrierën profesionale të boksierit britanik, ndërsa deri më tani ai ka një rekord të përsosur me nokaut.

Statistikat e Anthony Joshuas

Holmes, i cili konsiderohet ndër kampionët më të mëdhenj të kategorisë së rëndë, ka vendosur që t’i japë disa këshilla Joshuas.

“Nëse do të më duhej t’ia jepja ndonjë këshillë të vogël, do të ishte kjo: Bëj seks një javë para çdo dueli”.

Joshua po përgatitet për duelin e fundjavës (Getty Images)

“Ke nevojë të relaksohesh. Kjo ta rikthen energjinë dhe gjithçka tjetër. E di se thonë se të ndalohet ta bësh atë para meçeve”.

“I kam dëgjuar për një kohë, por më pas e kuptova se ishte një gënjeshtër dhe se ke nevojë për gjërat e mira”.

AJ ka statistika të përsosura (Getty Images)

“Ai është në kategorinë e rëndë, ai duhet ta largojë energjinë negative nga vetja. Megjithatë, nuk duhet ta bëjë çdo ditë, sepse mund ta lodhë”, citon Independent fjalët e Holmes, ndërsa transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, Joshua vazhdon të jetë shumë i tërhequr sa i përket jetës private, por dihet se është baba i një djali dyvjeçar.

Nga ana tjetër, Larry Holmes, i cili tash është 67 vjeçar, ka garuar gjatë viteve 1973-2002. Ai ka qenë kampion i WBC (nga viti 1978 deri në vitin 1983), titujt linearë të peshave të rënda (nga viti 1980 deri në vitin 1985), IBF (nga viti 1983 deri në vitin 1985).

Ai i ka mbrojtur 20 herë titujt e tij dhe është i treti në renditje, pas Joe Louis (25 mbrojtje titujsh) dhe Wladimir Klitschko (22 mbrojtje titujsh).

Larry Holmes (Getty Images)

Po ashtu, Holmes është njëri prej pesë boksierëve (krahas Joe Frazier, Ken Norton, Leon Spinks e Trevor Berbick) që e kanë mposhtur Muhammad Alinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori