Shkaku i ndryshimeve klimatike, kërpudha që rritet në trupin e larvave, është për çdo ditë e më e rrallë të gjendet.

E njohur si ‘Viagra e Himalajeve’, në Azi ku konsiderohet si bar çudibërës, ka bërë që njerëzit në Kinë dhe Nepal të vriten për, transmeton Telegrafi.

Megjithëse nuk ka të dhëna shkencore për të mirat që sjellë, përdoruesit e vlojnë ‘yarchagumba’ për t’ia shtuar mishrave të pjekur dhe çajit, me besimin se mund të shërojë gjithçka prej kancerit deri te impotenca.

Kohëve të fundit, kjo lloj kërpudhë është popullarizuar shumë, teksa çmimi saj është rritur në masë të madhe dhe shitet në Pekin, sa tri herë vlera e saj në ari. Konsiderohet si ‘një prej gjërave më të shtrenjta biologjike, që iu sjellë të ardhura shumë të mëdha atyre që e mbledhin’.

Mbledhësit e kërpudhave të rralla

Derisa shumica mendojnë se mbledhja e tepërt është shkaktari i zhdukjes së saj, hulumtuesit nga Universiteti i Stanfordit, deshën të dinë më shumë. Ata intervistuan rreth 50 mbledhës, koleksionues dhe tregtarë për të zbuluar të vërtetën e asaj që njihet në terminologjinë latine si Ophiorcodyceps sinepsis.

Në hulumtim janë futur edhe studimet e mëparshme, si dhe të dhënat e rreth 800 banorëve të Nepalit, Butanit, Indisë dhe Kinës. Lëvizjet e motit, faktorët gjeografik dhe kushtet e ambientit janë vënë gjithashtu në analizë, që të krijohet një analizë me zhdukjen e shpejtë të kërpudhës.

“Të dhënat nga hulumtimet e para, tregojnë se kjo kërpudhë që rritet si parazit në larvat e nëndheshme që ndodhen në 3,000 metra lartësi, është duke vuajtur nga ndryshimet klimatike. Nuk ka të bëjë aspak me faktorin njeri, por hapësirën e pa përshtatshme për rritje”, thuhet në hulumtim.

Ende nuk është dhënë ndonjë përfundim, pasi projekti është në faza fillestare, vetëm se thuhet që kjo kërpudhë vepron si parazitë dhe nuk ka fare e cila mund t’i humbet, pa dhënë detaje se si mund të mbrohet nga zhdukja. /Telegrafi/